2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Djemtë e El Çapos vazhdojnë perandorinë e babait

Më të lexuarat

Edhe pse El Çapo vazhdon të jetë në burg e të paraqitet nëpër gjykatat e Nju Jorkut, karteli miliarda-dollarësh që ka themeluar duket se vazhdon të lulëzojë nën drejtimin e dy djemve.

Kjo është vënë në dukje nga prokurorët e çështjes, me qëllimin për të kërkuar mbrojtje më të fortë ndaj dëshmitarëve. Sipas tyre, karteli e ka ende aftësinë dhe vullnetin për t’i lënduar dëshmitarët.

“Nuk ka dyshim që i pandehuri dhe karteli i tij e kanë ende aftësinë, burimet dhe dëshirën për të lënduar personat që bashkëpunojnë, si dhe familjet e tyre”, thotë komunikimi zyrtar.

Djemtë e tij janë Ivan Arçivaldo Guzman Salazar dhe Hezus Alfredo Guzman Salazar. Prokurorët shtuan se janë mjaft të dhunshëm e që kanë organizuar pusi ndaj ushtarakëve të lartë në Meksikë, ndaj, dëshmitarët në SHBA nuk mund të jenë të sigurt.

Ndërkohë që babai i tyre i fshihej policisë dhe dilte për gjykim, ata nuk kanë ngurruar të mburren me pasuritë në rrjetet shoqërore.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit