11.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Trump: Jemi në bashkëpunim me Turqinë dhe Arabinë Saudite për rastin Khashoggi

Më të lexuarat

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, tha se javën e ardhshme do të diskutojë me Kongresin rastin e vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi dhe se është në bashkëpunim të afërt me Turqinë dhe Arabinë Saudite rreth kësaj çështjeje, raporton Anadolu Agency (AA).

“Rreth kësaj çështjeje do të punojmë javën e ardhshme. Jemi duke punuar së afërmi me Kongresin. Po punojmë së bashku dhe të gjithë janë njerëz të aftë”, tha Trump duke iu përgjigjur një pyetjeje në konferencën e parë për media në Shtëpinë e Bardhë pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA.

“Jemi duke punuar së bashku me Turqinë dhe Arabinë Saudite. Unë jam duke formuar një opinion të fuqishëm mbi këtë çështje”, shtoi presidenti amerikan.

Përjashtimi i Turqisë nga sanksionet ndaj Iranit

Trump foli edhe për lirimin e tetë shteteve, përfshirë Turqinë, nga sanksionet ndaj Iranit, konkretisht importi i naftës.

“Zbatuam sanksionet më të mëdha në historinë e SHBA-së. Megjithatë, disa vendeve u dhash afat, pasi ashtu kërkuan. Bëra një gjë të tillë pasi nuk dua që çmimi i naftës të ngritet në 100 ose 150 dollarë. Sepse unë po i zbres çmimet. Nëse shikoni, do të shihni se çmimet e naftës kanë rënë”, deklaroi Trump.

“Në vend se sanksionet të jenë shumë të rrepta, ne nuk pamë asnjë problem që nafta të shkojë në disa vende. Nuk dua ngritje të çmimeve të naftës. Bëhet fjalë për një treg shumë sensitiv. Mbase me kalimin e kohës mund të kenë një pozicion edhe më të rreptë, por unë nuk dua ngritje të çmimeve të naftës në botë”, theksoi më tej Donald Trump.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit