0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Djegia e Kur’anit: nga Suedia në Danimarkë, çmenduria vazhdon

Më të lexuarat

Pas një incidenti të ngjashëm të ditëve të fundit në Linkoping, Suedi, Rasmus Paludan, udhëheqësi i ekstremit të djathtë të Danimarkës, dogji një kopje të Kur’anit në qytetin Tarnby në Danimarkë të martën me një provokim të ri.

Paludan, i cili ditët e mëparshme provokoi muslimanët duke djegur Kur’anin gjatë Pashkëve në qytete të ndryshme të Suedisë, këtë herë në prani të policisë dogji një kopje të Kur’anit në qytetin Tarnby dhe publikoi gjithçka në rrjetet sociale, raporton Anatolia.

Ky njeri i ekstremit të djathtë dogji një kopje të Kur’anit në vendbanimin Sneserevej, ku jetojnë shumë myslimanë.

Paludan më pas deklaroi se policia suedeze nuk mund ta mbronte dhe se këtë e bëri në Danimarkë, për të treguar se policia daneze mund ta mbronte.

Paludan ruhej nga rreth 30 oficerë policie ndërsa digjte një kopje të Kur’anit dhe zona ku ai e bëri këtë ishte e rrethuar me shirit policie.

Shtatë policë me rroba civile nga Agjencia Daneze e Inteligjencës (PET) ishin gjithashtu pranë incidentit.

Ditët e fundit, Paludan ka djegur kopje të Kur’anit në disa qytete suedeze, me një prani të madhe dhe mbrojtje policore, dhe ka provokuar zemërimin e popullatës muslimane vendase. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit