0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Djali i ish-trafikantit të drogës, Pablo Escobar: Mos bëni si babai im!

Më të lexuarat

Në një intervistë ekskluzive për “Tustyle” djali i një nga narkotrafikantëve më të famshëm dhe më të përgjakshëm të botës, kujton fëmijërinë e tij me bosin kolumbian

“Pavarësisht se ishte një vrasës i pamëshirshëm, paardoksalisht, ai ishte një baba i mirë”. Juan Pablo Escobar Henao tregon fëmijërinë e tij për krah babait, një nga narkotikët më të përgjakshëm. Pas ndryshimit të identitetit, ai jeton në Buenos Aires, ku punon si arkitekt dhe shkrimtar. Të rinjve u thotë: “mos u bëni si babai im. Mos e hidhni jetën. Ai ishte një terrorist dhe jo një model. Janë serialet televizive ato që e kanë shndërruar në hero”.

Ka jetuar për 10 vjet nën një emër tjetër, Sebastian Marroquin, një mënyrë për t’u larguar nga ajo botë e narko-trafikut, që në mënyrë indirekte, e njihte mirë. Për këtë arsye, Juan Pablo Escobar Henao në mënyrë të përsëritur, donte të takonte të afërmit e viktimave të babait të tij. “Atyre u kam kërkuar gjithmonë falje. Kanë qenë takime të mbushura me dhimbje dhe të papërshkrueshme. Do ta mbaj në zemër deri kur të takohem me të afërmit e viktimave të fluturimit “Avianca 203”, avioni i hedhur në erë në 1989, nga njerëzit e babait tim për të vrarë kandidatin për president, Cesar Gaviria”, tregon ai ekskluzivisht për revistën javore “Tustyle”, më 13 shtator.

Babai i tij ishte një nga burrat më të pasur të botës: “Pas vdekjes së tij, nëna ime duhej të negocionte me rivalët e kartelit të drogës në Kali: dorëzuam dhe dhuruam gjithçka për të shpëtuar jetën tonë. Kjo është arsyeja e vetme – shpjegon ai – që ne jemi ende këtu”.

Nga ana e tij, pati dhe kritika ndaj filmave dhe serialeve televizive për babanë. (“prodhuesit e filmit ‘Loving Pablo’ me Javier Bardem, dhe Penelope Cruz nuk më kontaktuan, por filmi është bazuar në librin e kujtimeve të Virxhinia Vallejo. Sa keq që kjo grua ishte një personazh i vogël në jetën e babait tim) dhe filmit që po shfaqet së fundmi në Netflix: “Është plot me gabime, pasaktësi. Edhe i kam kontaktuar. Nuk më janë përgjigjur. Autorët e këtij seriali janë më shumë të interesuar në versionet e Dea-s dhe Cia-s, sesa të dinë se si kanë shkuar gjërat”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit