0.7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Djali 23 vjeçar rrah babain 68 vjeçar në Xhepçishtë të Tetovës

Më të lexuarat

I.L.(68) është lënduar në kokë dhe në shpatullën e djathtë nga fshati Xhepçishtë pas dhunës familjare që dje para orës 22 e 30 min ndaj tij e ka kryer djali i tij E.L.(33) me të cilin kanë jetuar në shtëpi të njëjtë, informoi sot zëdhënësi i SPB-së Tetovë, Marjan Josifovski.
Sipas të dhënave të tij, babai dhe djali kanë nisur një diskutim verbal pasi që djali e ka parkuar veturën në barishten në vend se në oborr. Diskutimi shpejtë ka dal jashtë kontrollit pas së cilës djali disa herë e ka sulmuar babain në kokë dhe pastaj me thikë e ka ther në shpatullën e djathtë.
I lënduari është dërguar në spitalin e Tetovës, ku pas dhënies së ndihmës mjekësore është lëshuar në mjekim në shtëpi, përderisa djali është prangosur në stacionin policor në Tetovë dhe pas bisedimit me policinë, në koordinim me prokurorin publik është lëshuar.
Në vendin e incidentit është kryer një ekspertizë gjatë së cilës janë marr gjurmë, dhe pas vërtetimit dhe zbulimit të tërësishëm të rastit do të ketë padi adekuate, paralajmëroi Josifoski.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit