10.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Diyanet Vakfı dhe Shoqata Istanbul shprndajnë ndihma dhe organizojnë iftar në Shkodër

Më të lexuarat

Në këtë organizim të pranishëm kanë qenë edhe përfaqësues të Fondacionit të Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet Vakfı ) dhe drejtues të shoqatës Istanbul

 

SHKODËR (AA) – Në kuadër të muajit të Ramazanit Shoqata Istanbul edhe këtë vit ka vazhduar me traditën e organizimit të iftareve dhe shpërndarjes së ndihmave në Shkodër, raporton Anadolu Agency (AA).

Në këtë organizim të pranishëm kanë qenë edhe përfaqësues të Fondacionit të Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet Vakfı ) dhe drejtues të shoqatës Istanbul.

Familjet në nevojë të qytetit të Shkodrës dhe zonave përreth kanë qenë pjesë organizimit të iftarit të shtruar në Shkodër.

Mehmet Avxhe, përfaqësuesi i Fondacionit të Çështjeve Fetare të Turqisë, gjatë fjalës së tij para besimtarëve u shpreh se nga Turqia ka sjellë përshëndetjet më të sinqerta për gjithë besimtarët.

“Udhëtimi ynë i gjate përgjatë muajit të Ramazanit konsiston në forcimin e vëllazërisë dhe mirësisë dhe pikërisht në këtë sofër të begatë të këtij muaji të madhërishëm sot jemi në qytetin e Shkodrës, ku shpërndajmë këtë mirësi të muajit të Ramazanit. Fondacioni i Çështjeve Fetare të Turqisë vijon aktivitetin e tij gjithëpërfshirës në 83 vende të botës, dhe gjatë këtij muaji ofron ndihmë për personat ne nevoje.”

Paraditen e së premtes, drejtues të Shoqatës Istanbul së bashku me përfaqësuesit e Fondacionit të Çështjeve Fetare të Turqisë, kanë qenë të pranishëm në fshatin Drisht të njësisë Administrative të Postribes në Qarkun e Shkodrës, ku kane shpërndarë pako me ushqime për familjet në vështirësi ekonomike në mënyrë që muaji i Ramazanit ti gjejë ndryshe dhe të mos hasin vështirësi gjate agjërimit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit