5.9 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

“Dituria Islame” promovohet në Tuz të Malit të Zi

Më të lexuarat

“Dituria Islame” promovohet në Tuz të Malit të Zi


Në amfiteatrin e medresesë “Mehmed Fatih” në Tuz të Malit të Zi, u organizua aktiviteti i promovimit të revistës “Dituria Islame”.

Hapjen e këtij aktiviteti e bëri dr. Behlul Kanaqi, zëvendës reis i Malit të Zi. Në fjalën e tij Kanaqi shprehu mirënjohje të thellë për Bashkësinë Islame të Kosovës dhe bashkëpunimet e ndërsjellta, të vazhdueshme që janë realizuar ndër vite.

Ai poashtu falenderoi aktivistën Mihana Goga-Bekteshi për idenë e realizimit të këtij aktiviteti shumë të vlefshëm.

Ndërkohë para një numri të konsiderueshëm pjesmarrësish, besimtarë, nxënës të medresesë e imamë, Goga-Bekteshi foli rreth realizimit të aktivitetit dhe rëndësisë së tij.

Ajo fillimisht foli rreth rëndësisë që Kurani i kushtoi shkrimit, edukimit, arsimimit, kulturës e qytetërimit njerëzor.

Më pas fjalën e saj e fokusoi tek historiku i kësaj reviste, sfidat dhe sukseset ndër vite.

“Numri i parë i revistës “Dituria Islame” doli në qershor të vitit 1986 si revistë fetare, informative, tremujore. Kurse nga numri i 18-të kjo revistë doli në shtyp çdo muaj si revistë shkencore, kulturore, me këshill redaktues dhe kryeredaktor”.

“Qëllimi i revistës që nga fillimi ishte transmetimi i vlerave të mirëfillta etike, edukative, kulturore e shpirtërore, bazuar në parimet e fuqishme islame, madje jo vetëm islame por edhe kombëtare”, tha ndër tjerash Goga-Bekteshi.

Ajo poashtu i njoftoi të pranishmit për laramaninë e artikujve me tema të ndryshme që publikohen çdo muaj si dhe për inkuadrimin e kuadrove të reja që secili të jap kontributin e tij/saj përmes shkrimeve nga fusha përkatësë.

Me këtë rast tha se revista “Dituria Islame” është e hapur për të gjithë që të kontribojnë me shkrimet e tyre, duke ftuar të gjithë të interesuarit të jenë pjesë e kësaj revistë.

“Që nga numri i parë e deri më tani, në këtë revistë trajtohen tema të karakterit profesional nga shkenca të ndryshme islame si: Tefsir, akaid, filozofi islame, fikh, shkenca e hadithit, histori dhe civilizim, tema nga kultura, tradita, letersia dhe historia islame”, tha ajo.

Mihana Goga-Bekteshi falenderoi zëvendës reis i Malit të Zi për pritjen e ngrohtë dhe organizimin e këtij takimi domethënës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit