0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Dituria është forcë dhe fuqi, por arsimimi është i domosdoshëm

Më të lexuarat

Dituria është forcë dhe fuqi, por arsimimi është i domosdoshëm

Sedat Ramadani

 

Dituria është dijenia dhe kuptimi i ngjarjeve, së vërtetës apo njohurive të përfituara nëpërmjet mësimitpërvojës, arsyes ose botëkuptimit.

 

Për shumë njerëz muaji shtator asocon fillimin e vitit shkollor dhe takimin me përvoja të reja të nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme. Sektori i arsimit i udhëhequr nga një ministër shqiptar, për ne duheshte të jetë një vit me shumë pritshmëri dhe risi e që mos realizimi i tyre do të thoshte gjithashtu edhe zhgënjim.

Ka kohë që nëpër ekranet tona televizive në hapësirat publicitare rrotullojne fushata të ndryshme të Qeverisë që kanë për qëllim ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për nevojën e arsimimit. Dhe është për t’u përshëndetur. Madje me një moto edhe shumë të qëlluar “Dituria është forcë, dituria është fuqi. Porse ideatorët e gjithë kësaj fushateje nuk e kanë menduar ndoshta edhe mirë implementimin e së njëjtës.

Shtatori i cili duheshte të jetë takim dhe gëzim i nxënësve me librin u shndërua për disa në pikëllim dhe mërzi, kuptohet për ata që e duan me të vërtetë librin.

Nëse fundi i vitit të kaluar shkollor kishte probleme të natyrës së testit ekstern fillimi i vitit të ri shkollor u ballafaqua me problemin e mungesës së teksteve shkollore për mijëra nxënës nëpër pothuajse gjitha shkollat. Thënë më saktë, mungesa e teksteve në gjuhën shqipe ishte më e shprehur. Dhe kur për këto ngjarje filluan të njoftojnë mediat e shtypura dhe elektronike, kuptohet, nga shprehia, që çdo punë e dështuar i takon tjetrit dhe asesi vetes, nisën edhe akuzat e ndrësjella në relacionin ministri-shkolla. Njëra palë akuzonte tjetrën se kanë bërë vonesë në kërkesën për tekstet, kurse pala tjetër argumentonte me dokumente që ato janë dorëzuar në kohë. Ndërkohë mësimi vijonte ashtu i sakatosur. Pas një kohe sërish akuza se të gjithë të tjerët janë fajtor vetëm un jo, por prap un do e rregulloj këtë çështje duke shpallur tender të ri për libra, thoshte i nderuari ministër. Doli edhe LASH-i me deklaratë të veten që pak a shumë ishte një qartësim i situatës: “Nuk ka logjikë të zhvillohet mësimi pa tekste shkollore. Ministria e Arsimit dhe qeveria duhet të bëjnë çmos, që tekstet të shtypen dhe të sigurohen për nxënësit. Kështu që, fajin asnjëherë nuk mund ta bartim te drejtorët, sepse faji është i shtetit”.

Dhe në gjithë këtë tollovi, më bie rasti që dhe un të takohesha me këtë problematik dhe atë në mbledhjen e parë prindore që e fton kujdestari i djalit tim të madh. Dhe kuptohet prisja që rend dite të ishte problemi me librat shkollor, por jo. Pika e parë e rendit ishte sigurimi i shkollës. Thash ok edhe kjo duhet të diskutohet. Por nëse nuk do ta hapnim bisedën incidentalisht për mungesën e teksteve ndoshta edhe nuk do të diskutonim fare. I drejtohem kujdestarit të klasës duke e pyetur: “A e dini i nderuari arsimtari se djali im nga 15 tekste shkollore në kompletin e tij ka vetëm tre (gj. angleze, gj. shqipe dhe gj. maqedone). Dhe ai duke dashur të shpreh keqardhje për mua, më thotë: nuk je vetëm, kam edhe tre nxënës të tjerë të njëjtë. U munduam të jepnim propozime se si ta zgjidhnim këtë problem, por mbeteshte ajo e kopjimit të librave nga fondi personal. Thash jo, nuk pranoj t’i kopjoj por do drejtohem te sekretari dhe drejtori i shkollës. Ashtu edhe veprova. Por më përcjellën me fjalët që u kishte premtuar ministria, se gjoja brenda 2 muajve do të sigurohen libra për të gjithë.

Duke qenë se kisha punuar 10 vite në procese të shtypit dhe përgaditje të librave, isha shumë skeptik. Por thoja ndoshta këta mund t’i ndryshojnë ligjet e natyrës sepse vërtet janë për arsim cilësor!? Sikur mendova ashtu edhe doli. Filloi gjysmëvjetori i dytë dhe sërish me tre libra, por tani edhe mbledhja e radhës prindore. Kujdestari na njofton për suksesin e nxënësve dhe atë ditë ndëgjova diçka që nuk e kisha ndëgjuar e as që prisja të ndëgjoj një gjë të tillë për djalin tim. Ai i cili klasën e shtatë e kishte mbaruar me pesa tani në ditarin e tij përplot nota katra e treshe. Mu shemb tavani mbi kokë kur dëgjova për këto nota. Nuk kisha mundësi as t’i thoja arsimtarit se si prisnit që ky të jetë me pesa kur nuk i ka as pes libra. M’u duk vetja si prind i papërgjegjshëm, mu duk vetja se kisha gabuar shumë që nuk pranova t’i bëja kopje si plot prindër tjerë që nuk i pyeti kush se a kishin apo jo mundësi t’i paguanin ato kopje. M’u kujtua teksti nënçmues në gjuhën shqipe ku Agimin e përshkruante si nxënës të dobët që nuk e linin prindërit të shkojë në shkollë kurse Tomçe nxënës i mirë dhe kryetar i klasës. Gjithashtu u ktheva në fëmijërinë time kur prindi im në vitet e 90 një muaj më herët mi siguronte librat, atëherë kur ato bliheshin me para. Mbeta në dilema se cila kohë ka qenë më e vështira ajo e imja apo e djalit tim.

Prandaj, parashtroj pyetjen se si ka mundësi të ekziston ligj (neni 6, 24 dhe 25 nga ligji për tekste shkollore) a të mos mbaj përgjegjësi apo të mos ndëshkohet dikush, si do të obligohet nxënësi për test ekstern ndërkohë që ai gjatë gjithë vitit nuk ka libra, fundja si do ta mëson sakt se sa elemente kimike ka Sistemi periodik apo tabela e Mendelejevit?

 

Dy fjalë për arsimtarët dhe inspektoratin e arsimit

Kam respekt të madh për punonjësit e arsimit, e këtë e kam dëshmuar në aktivitete të ndryshme me ta dhe për ta. Por më duhet ta them se ata gjithë këtë situatë e përcjellën si spektator dhe thuajse ishin të pavërejtshëm. Sikurse nuk ju pengoi edhe shumë mungesa e librave tek nxënësit edhe pse ata janë të cilët në fund duhet ti notojnë. Më ka ndodhur mua a besoj se edhe shumë tjerëve që në kohën para 25 viteve arsimtari të na përjashtonte nga ora e mësimit vetëm se nuk e kishim librin e mbështjellur. Dhe kjo nga dhimbja për librin dhe nxënësin. Po tani?

Ndërsa inspektorati i arsimit që është organ në kuadër të Ministrisë, nuk pres që si i tillë edhe të ketë qëndrime të kundërta. Ato mund të inspektojn çdo gjë tjetër, përveç asaj se a kanë nxënësit libra apo jo!

Ju qoftë për nderë gjithë atyre që ndikuan në rënien e suksesit të nxënësve shqiptar. Rezultatet nga kjo do t’i shohim së bashku për një kohë të shkurtë.

Filozofi anglez Fransis Bekon ka thënë: Dituria është forcë, por arsimimi është i domosdoshëm. Prandaj libri!

 

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit