11.2 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Ditë e re në Kiev – Çfarë ka ndodhur në ditën e dytë të pushtimit rus në Ukrainë

Më të lexuarat

Qytetarët ukrainas po zgjohen nga shpërthimet dhe tingujt e luftës në mëngjesin e tretë.

Beteja mbërrin në qytetin kryesor – Kievin, i cili ka përjetuar zhurmën e shkrepjeve të armëve.

Këto janë ngjarjet më kryesore që ndodhën gjatë ditës së djeshme.

Shpërthime gjatë natës: Shpërthime u raportuan brenda kryeqytetit në orët e para të së shtunës pas zhvillimit të atyre në periferi ndërsa trupat ruse përparonin në qytet. Të shtëna me armë zjarri u dëgjuan gjithashtu pranë qendrës së qytetit.

Fjalimi i Zelenskyt: Në një fjalim kombëtar të premten mbrëma, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u zotua se ukrainasit do të qëndrojnë dhe do të luftojnë për vendin e tyre dhe akuzoi Rusinë për shënjestrimin e infrastrukturës civile. Ai gjithashtu refuzoi ti gjithashtu refuzoi të largohet nga vendi.

Bisedimet e paqes: Një zëdhënës i Zelenskyt tha se presidenti pranoi një propozim rus për të zhvilluar negociata dhe se ai është i gatshëm të flasë për paqen dhe një armëpushim.

Takimi i KS të OKB-së: Të premten, Rusia vuri veton ndaj një rezolute të propozuara nga Shqipëria dhe SHBA-ja në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që dënon pushtimin e Ukrainës. Kina, India dhe Emiratet e Bashkuara Arabe abstenuan nga votimi. Pas votimit, 50 vende lëshuan një deklaratë të përbashkët duke thënë se Rusia abuzoi me fuqinë e saj në bllokimin e rezolutës.

Sanksionet po shtohen: SHBA dhe Kanadaja njoftuan sanksione ndaj presidentit rus, Vladimir Putin dhe Ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov, duke iu bashkuar Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit