-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Dita Ndëkombëtare e Solidaritetit me Popullin Palestinez

Më të lexuarat

Para disa ditësh përkujtohej Dita Ndërkombëtare Kundër Dhunës ndaj Gruas, ndërsa roli i grave palestineze është nënvlerësuar gjithmonë dhe për to nuk flitet mjaftueshëm edhe pse roli i tyre në një zonë konflikti është shumë i rëndësishëm.

Gratë palestineze arrestohen çdo ditë, atyre u mohohet avokati dhe mbahen me ditë apo muaj nën hetim ku gjatë gjithë kohës pësojnë dhunë fizike dhe mendore.

Që nga lufta e vitit 1967, palestinezëve u janë mohuar shumë të drejta, ndër to dhe e drejta themelore për edukim.

Në vitin 1977 pikërisht më datë 29 nëntor, Asambleja e Përgjithshme u mblodh për të folur mbi ecurinë vjetore të ngjarjeve politike dhe caktoi këtë si ‘Ditën Ndëkombëtare të Solidaritetit me Popullin Palestinez’.

Kjo ditë është menduar dhe si një mundësi për të rritur bashkëpunimin me Kombet e Bashkuara përmes aktiviteteve kulturore apo takimeve të ndryshme për të nxitur sensibilizimin.

Kjo ditë është menduar gjithashtu si një sensibilizim për të nxitur  vendet anëtare të japin mbështetjen e tyre për vazhdimin e publikimit të raportit vjetor mbi vëzhgimin e gjendjes politike dhe të drejtave njerëzore.

©Muslimania.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit