1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Dita e thirrjes

Më të lexuarat

ThirrjaEmrat e Ditës së Kiametit përmenden në Kuran dhe janë të shumtë dhe çdo emër, përcjell një domëthënie të caktuar.

Disa nga këto emra janë:

Dita e Dridhjes së madhe,

Dita e Tubimit,

Dita e së Vërtetës së pashmangshme,

Dita e Paraqitjes para Zotit,

Dita e Ringjalljes etj…

Në fakt, unë nuk do të flas për asnjë nga këto emra që lart përmenda. Unë do të flas për një emër tjetër, i cili duket paksa i çuditshëm. Sa herë që e lexoja, habitesha dhe pyesja veten: Përse Dita e Kiametit është quajtur dhe me këtë emër? Kjo habi u shua, pasi grumbullova të gjithë ajetet dhe hadithet që flasin mbi këtë emër. Ky emër, është “Dita e Thirrjes”.

 

Atë Ditë do të dëgjohen zëra dhe thirrje që vijnë nga çdo anë dhe çdo cep. Atë Ditë, njerëzit do të thërrasin njëri-tjetrin, melekët thërrasin njerëzit dhe vetë All-llahu (subhanehu ve teala) do i thërrasë të gjithë njerëzit.

Ky emër, Dita e Thirrjes, përmendet për herë të parë në Kuran, në suren Gafir. Ku besimtari që jetonte mes familjes së Faraonit, u druajt për pasojat që mund të binin mbi popullin e Faraonit. Edhe pse ishin idhujtarë dhe jobesimtarë, ai frikësohej se mos përfundonin në zjarr të xhehenemit. Ai shpresonte dhe uronte që ata të besojnë në All-llahu (subhanehu ve teala) dhe të shpëtojnë nga ndëshkimi. Për këtë, ai i kërcënoi dhe i paralajmëroi duke u përmendur Ditën e Thirrjes. Ai u tha:”

وَيَا قَوْمِ إِنِّي أَخَافُ عَلَيْكُمْ يَوْمَ التَّنَادِ

“O populli im, unë i druhem vërtet Ditës, kur do të thërrisni njëri-tjetrin, (Gafir, 32)

يَوْمَ تُوَلُّونَ مُدْبِرِينَ مَا لَكُمْ مِنَ اللَّهِ مِنْ عَاصِمٍ وَمَنْ يُضْلِلِ اللَّهُ فَمَا لَهُ مِنْ هَادٍ

Ditës kur, nga frika do të ikni prapa, pa pasur askënd që t’ju mbrojë nga dënimi i Allahut.” (Gafir, 33)

Forma thirrjeje

Në rreshtat e mëposhtëm, do të përmendim disa forma dhe kategori njerëzish që do të thërrasin të tjerët atë Ditë. Këtë e bëjmë me qëllim që ti lexues i dashur, ta shohësh veten se cilës kategori i përket.

Thirrja e parë, është ajo e fryrjes së bririt (sur). Thotë All-llahu (subhanehu ve te’ala), në Kuranin famëlartë rreth këtij fakti:

وَيَوْمَ يُنْفَخُ فِي الصُّورِ فَفَزِعَ مَنْ فِي السَّمَاوَاتِ وَمَنْ فِي الْأَرْضِ إِلَّا مَنْ شَاءَ اللَّهُ وَكُلٌّ أَتَوْهُ دَاخِرِينَ

“Dhe Ditën, kur të fryhet në Sur, do të tmerrohet çdokush që gjendet në qiej e në Tokë, përveç atyre që Allahu nuk dëshiron t’i frikësojë. Të gjithë do t’i vijnë Atij të përulur.” (Neml, 87)

Thotë Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) në një hadith rreth kësaj Dite:”Si të jem i qetë, ndërkohë që meleku përgjegjës për bririn (Israfili), e ka kapur atë në dorë, ka ulur ballin, ka hapur veshët dhe pret kur të urdhërohet që t’i fryjë bririt.”

Pra, thirrja e parë do të përbëhet nga fryrja në Sur (bri).

Nëse kjo thirrje dhe fryrje e bririt do të tmerrojë dhe tkurrë malet, fushat e kodrat, vallë çfarë impakti do të lërë tek njeriu? Nëse foshnjat do të thinjen nga fryrja në bri, vallë çfarë mund të na ngjajë ne të tjerëve?

Vetëm katër melekë, do të përjashtohen nga tmerri dhe paniku që i zë krijesat nga fryrja e bririt. Gjithçka tjetër përveç tyre, është i destinuar të zhduket nga ekzistenca. Tashmë nuk ekziston gjë me emrin qiell, nuk ka më ajër dhe oksigjen, nuk ka më yje dhe planetë, nuk ka më male dhe ujë. I vetmi që ekziston është Allahu i madhëruar dhe katër melekët Xhibrili a.s, Israfili, Mikaili dhe meleku i vdekjes.

Pasi të kenë vdekur të gjithë, All-llahu (subhanehu ve te’ala), do e pyesë melekun e vdekjes:”O meleku i vdekjes, kush ka mbetur gjallë?” Meleku i vdekjes do të përgjigjet:”Ka mbetur robi Yt Xhibrili, Mikaili, Israfili dhe unë meleku i vdekjes”.

All-llahu (subhanehu ve te’ala) do i thotë melekut të vdekje: “O meleku i vdekjes, merre shpirtin e Xhibrilit”. Dhë kështu i merret shpirti Xhibrilit.

All-llahu (subhanehu ve teala) e pyet më pas përsëri: “O meleku i vdekjes, kush ka mbetur tani?”

Meleku i përgjigjet: “Ka mbetur Israfili, Mikaili dhe unë robi Yt, meleku i vdekjes”.

“O meleku i vdekjes – do i thërrasë All-llahu (subhanehu ve te’ala) – merre shpirtin e Israfilit”. Dhe i merret shpirti Israfilit.

Më pas pyet Zoti: “O meleku i vdekjes, kush ka mbetur”?

“Ka mbetur Mikaili dhe unë robi Yt, meleku i vdekjes”- do i përgjigjet.

“O meleku i vdekjes, merre shpirtin e Mikailit”- do e urdhërojë Zoti. Dhe kështu do i merret shpirti.

Përsëri All-llahu (subhanehu ve te’ala) do pyesë: “O meleku i vdekjes, kush ka mbetur tani”? “Unë robi Yt o Zot, meleku i vdekjes”.

“O meleku i vdekjes – do urdhërojë All-llahu (subhanehu ve te’ala) – merre shpirtin e melekut të vdekjes”. Kështu meleku i vdekjes e merr shpirtin e tij. Më pas All-llahu (subhanehu ve te’ala) do të thërrasë:

“Kujt i takon sundimi sot? Kujt i takon sundimi sot”?

Ku janë mbretërit? Ku janë tiranët? Ku janë njerëzit e mëdhenj? Ku janë faraonët? Ku janë gafilat? Ku janë gjynahqarët? Ku janë mendjemëdhenjtë? Ku janë kryeneçët? A i ke të qarta tashmë cilësitë e Zotit si “I pari, I fundit?”

Pyetjes së mësipërme, askush nuk do ti përgjigjet, pasi askush nuk jeton më. Nëse do të kishte male, do i përgjigjeshin, nëse do të kishte ajër do të përgjigjet, nëse do të ekzistonte diçka do të përgjigjej.

All-llahu (subhanehu ve te’ala) do të thërrasë:

لِمَنِ الْمُلْكُ الْيَوْمَ

“Kujt i përket pushteti i asaj dite?” (Gafir, 16)

Thotë Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem): “Kjo pyetje do të përsëritet për dyzet.”

Se çfarë janë ato dyzetë, ditë, muaj apo vite, nuk dihet. Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) nuk e tregon këtë, pasi tashmë nuk është më rëndësi koncepti kohë. Pasi të zhduket gjithçka, koncepti kohë nuk vlen më.

Ai që do i përgjigjet kësaj pyetje, do të jetë vetë All-llahu (subhanehu ve te’ala) që e shtroi më parë. Thotë All-llahu (subhanehu ve te’ala) në Kur’an, si përgjigje të kësaj pyetjeje:”

لِلَّهِ الْوَاحِدِ الْقَهَّارِ

Allahut, të Vetmit, Ngadhënjimtarit!

الْيَوْمَ تُجْزَى كُلُّ نَفْسٍ بِمَا كَسَبَتْ لَا ظُلْمَ الْيَوْمَ إِنَّ اللَّهَ سَرِيعُ الْحِسَابِ

“Atë ditë, çdo njeri do të shpërblehet sipas asaj që ka punuar; atë ditë nuk ka padrejtësi! Allahu, me të vërtetë, është i shpejtë në llogari.” (Gafir, 17)

Thirrja e dytë do u drejtohet të gjithë atyre njerëzve të cilët kanë dashur dikë tjetër më shumë se All-llahu (subhanehu ve teala) dhe Krijuesin e tyre.

Kjo thirrje do u drejtohet atyre djemve të cilët u lidhen me vajza dhe i duan ato më shumë se All-llahu (subhanehu ve te’ala).

Ajo u drejtohet atyre vajzave të cilat e konsiderojnë modën si gjënë më të shtrenjtë të tyren.

Ajo i drejtohet të gjithë atyre që pasurinë, punën dhe materialen e kanë më të rëndësishme se All-llahu (subhanehu ve te’ala).

Ata njerëz që jepen pas diçkaje më shumë se ç’jepen pas All-llahu (subhanehu ve te’ala). dhe fesë së Tij, do të lodhen dhe do të vuajnë këtë ditë. Thotë All-llahu (subhanehu ve te’ala) në Kur’an, rreth kësaj dite:

وَيَوْمَ يُنَادِيهِمْ فَيَقُولُ أَيْنَ شُرَكَائِيَ الَّذِينَ كُنْتُمْ تَزْعُمُونَ

“Atë Ditë, Allahu do t’i thërrasë ata dhe do t’u thotë: “Ku janë ata për të cilët pretendonit se ishin ortakët e Mi?!”

قَالَ الَّذِينَ حَقَّ عَلَيْهِمُ الْقَوْلُ رَبَّنَا هَؤُلَاءِ الَّذِينَ أَغْوَيْنَا أَغْوَيْنَاهُمْ كَمَا غَوَيْنَا تَبَرَّأْنَا إِلَيْكَ مَا كَانُوا إِيَّانَا يَعْبُدُونَ

Ata që kanë merituar dënimin Tonë, do të thonë: “O Zoti ynë, këta janë ata, që ne i çuam në rrugë të shtrembër. Ne i çuam ata në rrugë të shtrembër, ashtu siç shkuam edhe vetë në atë rrugë. Ne deklarohemi të pafajshëm para Teje; ata nuk na kanë adhuruar ne”.

وَقِيلَ ادْعُوا شُرَكَاءَكُمْ فَدَعَوْهُمْ فَلَمْ يَسْتَجِيبُوا لَهُمْ وَرَأَوُا الْعَذَابَ لَوْ أَنَّهُمْ كَانُوا يَهْتَدُونَ

Atyre do t’u thuhet: “Thirrni hyjnitë tuaja!” – dhe ata do t’i thërrasin ato, por nuk do të marrin asnjë përgjigje. Ata do të shohin dënimin dhe do të dëshirojnë që të kishin qenë në rrugën e drejtë!” (Kasas, 62-64)

Thotë Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem):”Atë ditë, do të thërrasë një zë:”çdo njeri, të qëndrojë para atij që ka adhuruar në dynja.”

Ata që kanë adhuruar shejtanin, do të rreshtohen dhe tubohen para tij.

Ata që kanë adhuruar femrën dhe epshet, do të qëndrojnë para tyre.

Ato vajza që kanë adhuruar modën, do të qëndrojnë para disa rrobave të stiluara në një mënyrë të caktuar.

A keni menduar ndonjëherë se para kujt do të qëndroni atë Ditë?

A ke menduar se para kujt do të qëndrosh atë ditë O vëlla dhe Oj motër?

وَقِيلَ ادْعُوا شُرَكَاءَكُمْ فَدَعَوْهُمْ فَلَمْ يَسْتَجِيبُوا

“Atyre do t’u thuhet: “Thirrni hyjnitë tuaja!” – dhe ata do t’i thërrasin ato, por nuk do të marrin asnjë përgjigje.”

Atë ditë, njerëzit që kanë adhuruar dikë tjetër përveç All-llahu (subhanehu ve te’ala), do të thërrasin idhujt e tyre.

Ata që kanë adhuruar pasurinë, do të thërrasin të hollat.

Ata djem që kanë pasur marrëdhënie jashtëmartesore me vajzat e shkollës apo te punës, do fillojnë t’i thërrasin ato.

Ata që kanë konsumuar drogën dhe alkoolin, do të thërrasin pikërisht këto substanca të dëmshme.

Atë Ditë, do të ketë edhe vajza dhe djem, të cilët nuk dinë kë të thërrasin.

Ata kanë qenë të lidhur në këtë botë me botën e filmave, këngëve dhe muzikës, lojërave dhe dëfrimit etj… Kështu, nuk dinë kë të thërrasin.

وَيَوْمَ يُنَادِيهِمْ فَيَقُولُ أَيْنَ شُرَكَائِيَ الَّذِينَ كُنْتُمْ تَزْعُمُونَ

“Atë Ditë, Allahu do t’i thërrasë ata dhe do t’u thotë: “Ku janë ata për të cilët pretendonit se ishin ortakët e Mi?!”

قَالَ الَّذِينَ حَقَّ عَلَيْهِمُ الْقَوْلُ رَبَّنَا هَؤُلَاءِ الَّذِينَ أَغْوَيْنَا أَغْوَيْنَاهُمْ كَمَا غَوَيْنَا تَبَرَّأْنَا إِلَيْكَ مَا كَانُوا إِيَّانَا يَعْبُدُونَ

Ata që kanë merituar dënimin Tonë, do të thonë: “O Zoti ynë, këta janë ata, që ne i çuam në rrugë të shtrembër. Ne i çuam ata në rrugë të shtrembër, ashtu siç shkuam edhe vetë në atë rrugë. Ne deklarohemi të pafajshëm para Teje; ata nuk na kanë adhuruar ne”.

وَقِيلَ ادْعُوا شُرَكَاءَكُمْ فَدَعَوْهُمْ فَلَمْ يَسْتَجِيبُوا لَهُمْ وَرَأَوُا الْعَذَابَ لَوْ أَنَّهُمْ كَانُوا يَهْتَدُونَ

Atyre do t’u thuhet: “Thirrni hyjnitë tuaja!” – dhe ata do t’i thërrasin ato, por nuk do të marrin asnjë përgjigje. Ata do të shohin dënimin dhe do të dëshirojnë që të kishin qenë në rrugën e drejtë!” (Kasas, 62-64)

Atë Ditë, ata shprehin dëshirë të kishin jetuar në rrugë të drejtë.

Ndërkohë që të gjithë njerëzit qëndrojnë para idhujve që kanë adhuruar në këtë botë, një kategori njerëzish qëndrojnë mënjanë, pa u përzier me njerëzit e tjerë. Ata janë të Dërguarit e All-llahut (subhanehu ve te’ala).

Thirrja e tretë do të jetë ajo e All-llahu (subhanehu ve te’ala) drejtuar mbarë njerëzimit:

وَيَوْمَ يُنَادِيهِمْ فَيَقُولُ مَاذَا أَجَبْتُمُ الْمُرْسَلِينَ

“Atë Ditë, Ai do t’i thërrasë, duke u thënë: “Ç’përgjigje iu dhatë të dërguarve? (Kasas, 65)

فَعَمِيَتْ عَلَيْهِمُ الْأَنْبَاءُ يَوْمَئِذٍ فَهُمْ لَا يَتَسَاءَلُونَ

Atë ditë, argumentet e tyre do t’u ngatërrohen e ata nuk do të mund të pyesin njëri – tjetrin.” (Kasas, 66)

Si do i përgjigjesh All-llahut (subhanehu ve te’ala), O vëlla dhe Oj motër, kur t’ju pyesë:

Si i je përgjigjur mesazhit të Muhamedit (salallahu alejhi ve selem)?

A e di sa është lodhur Muhammedi (salallahu alejhi ve selem) me qëllim që ti të jetoje si mysliman?

A e di sa ka sakrifikuar për këtë fe që ti të jetosh me ketë fe?

Duke qenë se njerëzit nuk do të dinë si të përgjigjen, këtë pyetje All-llahu (subhanehu ve te’ala) do ua drejtojë vetë të Dërguarve të Tij:

يَوْمَ يَجْمَعُ اللَّهُ الرُّسُلَ فَيَقُولُ مَاذَا أُجِبْتُمْ

“Një ditë Allahu do t’i tubojë të dërguarit e do t’u thotë: “Si ju janë përgjigjur?” E çuditshme se edhe të Dërguarit do të përgjigjen:

قَالُوا لَا عِلْمَ لَنَا إِنَّكَ أَنْتَ عَلَّامُ الْغُيُوبِ

“Ata do të thonë:”Ne s’kemi dijeni; vetëm Ti i di të gjitha fshehtësitë” (Maide, 109)

Thirrja e katërt, është e dikujt që sillet Ditën e Kiametit i shoqëruar nga një melek që e mban për qafe dhe një tjetër që lexon në regjistrin e veprave të tij. Kjo thirrje është e veçantë, pasi i drejtohet çdo njeriu.

A e imagjinon dot veten oj motër, e kapur për qafe nga meleku, ndërkohë që një tjetër të lexon veprat e tua, të cilat i dëgjon i gjithë njerëzimi? Thotë All-llahu (subhanehu ve te’ala) rreth këtij fakti:

وَجَاءَتْ كُلُّ نَفْسٍ مَعَهَا سَائِقٌ وَشَهِيدٌ (21)

“Çdo shpirt do të vijë i shoqëruar me një (engjëll) grahës dhe një (engjëll) dëshmitar.

لَقَدْ كُنْتَ فِي غَفْلَةٍ مِنْ هَذَا فَكَشَفْنَا عَنْكَ غِطَاءَكَ فَبَصَرُكَ الْيَوْمَ حَدِيدٌ (22)

(Mohuesit do t’i thuhet): “Ti ke qenë i pavëmendshëm për këtë. Tashti ta kemi ngritur perden (e syve), dhe shikimi yt sot është i mprehtë.

وَقَالَ قَرِينُهُ هَذَا مَا لَدَيَّ عَتِيدٌ (23)

” E shoqëruesi i tij (engjëll) do të thotë: “Këtu është (shënimi i veprave të tij) që kam gati”.

أَلْقِيَا فِي جَهَنَّمَ كُلَّ كَفَّارٍ عَنِيدٍ (24)

(Do t’u thuhet:) “Hidhni në Xhehennem çdo njeri jobesimtar, kryeneç.

مَنَّاعٍ لِلْخَيْرِ مُعْتَدٍ مُرِيبٍ (25)

Secilin pengues të veprave të mirave, shkelës dhe dyshues (në fe);

الَّذِي جَعَلَ مَعَ اللَّهِ إِلَهًا آَخَرَ فَأَلْقِيَاهُ فِي الْعَذَابِ الشَّدِيدِ (26)

çdo njeri që ka besuar në zot tjetër, përveç Allahut. Kështu pra, flakeni atë në dënimin më të rëndë!

قَالَ قَرِينُهُ رَبَّنَا مَا أَطْغَيْتُهُ وَلَكِنْ كَانَ فِي ضَلَالٍ بَعِيدٍ (27)

” E, shoku i tij (djall) do të thotë: “O Zoti ynë, unë nuk e kam mashtruar atë, por ai vetë ka qenë në humbje të larget”.

قَالَ لَا تَخْتَصِمُوا لَدَيَّ وَقَدْ قَدَّمْتُ إِلَيْكُمْ بِالْوَعِيدِ (28)

Atyre (Allahu) do t’u thotë: “Mos u grindni para Meje, Unë ju kam paralajmëruar me kohë.

مَا يُبَدَّلُ الْقَوْلُ لَدَيَّ وَمَا أَنَا بِظَلَّامٍ لِلْعَبِيدِ (29)

Fjala ime nuk ndryshohet dhe Unë nuk jam i padrejtë me robërit e Mi”.

يَوْمَ نَقُولُ لِجَهَنَّمَ هَلِ امْتَلَأْتِ وَتَقُولُ هَلْ مِنْ مَزِيدٍ (30)

Atë Ditë Ne do ta pyesim Xhehenemin: “A u mbushe?” e ai do të përgjigjet: “A ka edhe më?” (Kaf, 21-30)

Të gjithë këto fjalë dhe biseda, ndërkohë që ti nuk ke të drejtë të flasësh. Në këtë fragment, flet meleku që ka regjistruar gjithçka ke punuar dhe vepruar në dynja. Aty flet Zoti që urdhëron që:

أَلْقِيَا فِي جَهَنَّمَ كُلَّ كَفَّارٍ عَنِيدٍ (24)

(Do t’u thuhet:) “Hidhni në Xhehennem çdo njeri jobesimtar, kryeneç.

مَنَّاعٍ لِلْخَيْرِ مُعْتَدٍ مُرِيبٍ (25)

Secilin pengues të veprave të mirave, shkelës dhe dyshues (në fe);

الَّذِي جَعَلَ مَعَ اللَّهِ إِلَهًا آَخَرَ فَأَلْقِيَاهُ فِي الْعَذَابِ الشَّدِيدِ (26)

çdo njeri që ka besuar në zot tjetër, përveç Allahut. Kështu pra, flakeni atë në dënimin më të rëndë!

Ashtu siç flet dhe shejtani i tij shoqërues, i cili thotë:

…رَبَّنَا مَا أَطْغَيْتُهُ وَلَكِنْ كَانَ فِي ضَلَالٍ بَعِيدٍ (27)

“O Zoti ynë, unë nuk e kam mashtruar atë, por ai vetë ka qenë në humbje të larget”.

Kurse All-llahu (subhanehu ve te’ala) u përgjigjet të gjithëve:

…لَا تَخْتَصِمُوا لَدَيَّ وَقَدْ قَدَّمْتُ إِلَيْكُمْ بِالْوَعِيدِ (28)

“Mos u grindni para Meje, Unë ju kam paralajmëruar me kohë.

مَا يُبَدَّلُ الْقَوْلُ لَدَيَّ وَمَا أَنَا بِظَلَّامٍ لِلْعَبِيدِ (29)

Fjala ime nuk ndryshohet dhe Unë nuk jam i padrejtë me robërit e Mi”.

Një bisedë e shkurtër zhvillohet edhe me vetë zjarrin e xhehenemit, të cilit i thuhet pasi të jenë hedhur brenda tij gjynahqarët:”A u mbushe?” هَلِ امْتَلَأْتِ

Kurse vetë xhehennemi përgjigjet:”A ka edhe më?” هَلْ مِنْ مَزِيدٍ

Umer ibnul Hattabi (radijAll-llahu anhu) sa herë që lexonte këtë ajet thoshte:”O Zot! Unë kërkoj mbrojtjen Tënde që të mos jem nga shtesa e zjarrit të xhehenemit!”

Ata njerëz që do të hyjnë tek shtesa që do i përfshijë zjarri i xhehenemit, janë ata që i kanë shpëtuar valës së parë. Janë ata që jetën e tyre në këtë botë, e kaluan herë me vepra të mira dhe herë të tjera me gjynahe. Nëse do e kishe mposhtur veten dhe t’i kishe rezistuar gjynaheve, do të shpëtoje nga zjarri i xhehenemit dhe dënimi i tij.

Ato çaste do të dëgjosh thirrjet plot vuajtje, dëshpërim dhe hidhërim të banorëve të zjarrit.

Ato çaste, do të shohësh që të gjithë njerëzit që të njihnin në dynja, distancohen prej teje dhe veprave të tua.

Ato çaste dëgjon urdhrin e Zotit:

أَلْقِيَا فِي جَهَنَّمَ كُلَّ كَفَّارٍ عَنِيدٍ (24)

“Hidhni në Xhehennem çdo njeri jobesimtar, kryeneç.

مَنَّاعٍ لِلْخَيْرِ مُعْتَدٍ مُرِيبٍ (25)

Secilin pengues të veprave të mirave, shkelës dhe dyshues (në fe);

الَّذِي جَعَلَ مَعَ اللَّهِ إِلَهًا آَخَرَ فَأَلْقِيَاهُ فِي الْعَذَابِ الشَّدِيدِ (26)

çdo njeri që ka besuar në zot tjetër, përveç Allahut. Kështu pra, flakeni atë në dënimin më të rëndë!

Nëse në këto çaste, ngjarje të tilla të duken si të pamundura dhe larg realitetit, të jesh i sigurtë se ato do të ndodhin me të gjithë detajet e lartpërmendura. Një nga cilësitë e njerëzve të devotshëm,është se “..besojnë në të fshehtën ” يُؤْمِنُونَ بِالْغَيْبِ …(Bekare, 3)

Nëse do të vazhdosh të jesh indiferent dhe i shkujdesur, edhe pas kësaj teme, dije se i tillë do të vazhdosh derisa të vdesësh. Thotë Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem):”Njerëzit janë në gjumë dhe me të vdekur, zgjohen nga gjumi.”

Një thirrje tjetër, është ajo mes banorëve të Xhenetit dhe banorëve të zjarrit. Thotë All-llahu (subhanehu ve te’ala) në Kuran:

وَنَادَى أَصْحَابُ الْجَنَّةِ أَصْحَابَ النَّارِ أَنْ قَدْ وَجَدْنَا مَا وَعَدَنَا رَبُّنَا حَقًّا فَهَلْ وَجَدْتُمْ مَا وَعَدَ رَبُّكُمْ حَقًّا قَالُوا نَعَمْ فَأَذَّنَ مُؤَذِّنٌ بَيْنَهُمْ أَنْ لَعْنَةُ اللَّهِ عَلَى الظَّالِمِينَ

“Dhe banorët e Xhenetit do t’u thonë banorëve të zjarrit:”Ne e gjetëm të vërtetë atë që na premtoi Zoti ynë. Po ju, a e gjetët të vërtetë atë që ju premtoi Zoti juaj?” Ata do të thonë: “Po!” Atëherë, një lajmëtar midis tyre do të thërrasë: “Mallkimi i Allahut është mbi keqbërësit.” (A’rafë, 44)

Një zë do të thërrasë banorët e xhenetit:”O banorë të xhenetit! Shikoni!” Në çast, atyre do u shfaqet përpara një dash i majmë. Zëri do i pyesë:”A e dini çfarë është ky?” Banorët e xhenetit do të përgjigjen:”Po. Ky është vdekja.” Zëri u drejtohet banorëve të zjarrit:”O banorë të zjarrit! A e dini çfarë është ky?” Ata përgjigjen:”Po. Ky është vdekja.” Atëherë në çast, dashi (vdekja) do të theret dhe do të thërrasë një zë:”O banorë të xhenetit! Jetoni në përjetësi pa vdekje! O banorë të zjarrit! Jetoni në përjetësi pa vdekje!”

وَنَادَى أَصْحَابُ النَّارِ أَصْحَابَ الْجَنَّةِ أَنْ أَفِيضُوا عَلَيْنَا مِنَ الْمَاءِ أَوْ مِمَّا رَزَقَكُمُ اللَّهُ قَالُوا إِنَّ اللَّهَ حَرَّمَهُمَا عَلَى الْكَافِرِينَ

“Banorët e zjarrit do t’u thërrasin banorëve të Xhenetit:”Derdhni pak ujë te ne ose diçka nga ajo që ju ka dhuruar Allahu!” Ata thonë:”Në të vërtetë, Allahu këto i ka ndaluar për mohuesit.” (Araf, 50)

Një thirrje tjetër, është ajo që banorët e zjarrit i drejtojnë rojtarëve të xhehenemit. Pasi të ketë kaluar një kohë e konsiderueshme në zjarr dhe pasi të jenë shndërruar në qymyr, ata do të thonë:

وَقَالَ الَّذِينَ فِي النَّارِ لِخَزَنَةِ جَهَنَّمَ ادْعُوا رَبَّكُمْ يُخَفِّفْ عَنَّا يَوْمًا مِنَ الْعَذَابِ

“Dhe ata që gjenden në zjarr, do t’u thonë rojtarëve të Xhehenemit:”Lutnie Zotin tuaj që të na lehtësojë dënimin, qoftë dhe një ditë! Kërkesa e tyre është shumë e thjeshtë. Ata nuk duan të dalin përfundimisht nga zjarri i xhehenemit. Jo. Ata vetëm duan që dënimi t’ju lehtësohet qoftë dhe një ditë. A ka ndonjë që ia uron vetes një vend të tillë? A ka ndonjë që ia dëshiron vetes të jetë me banorët e zjarrit?

قَالُوا أَوَ لَمْ تَكُ تَأْتِيكُمْ رُسُلُكُمْ بِالْبَيِّنَاتِ …

“Ata do të përgjigjen: “Vallë, a nuk ju kanë sjellë të dërguarit tuaj prova të qarta?” – A nuk e dëgjuat filan hoxhë që u këshilloi gjatë një varrimi? A nuk e dëgjuat filan kasetë, filan ligjëratë dhe emision televiziv?

…قَالُوا بَلَى قَالُوا فَادْعُوا وَمَا دُعَاءُ الْكَافِرِينَ إِلَّا فِي ضَلَالٍ

Ata do të thonë: “Po, është vërtetë”. Do t’u thuhet: “Atëherë thërrisni për ndihmë!” Por thirrjet e tyre do të jenë të kota.” (Gafir, 49-50)

Duke parë se rojtarët e xhehenemit nuk u ofruan asnjë ndihmë, banorët e zjarrit do i drejtohen përgjegjësit kryesor të rojeve të xhehenemit, emri i të cilit është Malik.

وَنَادَوْا يَا مَالِكُ لِيَقْضِ عَلَيْنَا رَبُّكَ قَالَ إِنَّكُمْ مَاكِثُونَ

“Ata do të thërrasin: “O Malik! (Më mirë) Le të na vdesë Zoti yt!”, ndërsa Ai do të thotë: “Ju do të qëndroni përherë aty!” (Zuhruf, 77)

Ata kërkojnë që të vdesin përfundimisht dhe të mos i ndjejnë më dhimbjet dhe vuajtjet që u shkakton zjarri.

Duke mos marrë asnjë përgjigje nga Maliku, ata do i drejtohen vetes me fjalët:

أَلَمْ تَكُنْ آَيَاتِي تُتْلَى عَلَيْكُمْ فَكُنْتُمْ بِهَا تُكَذِّبُونَ (105)

(atyre u thuhet): A nuk u janë lexuar juve ajetet e Mia; e ju, nuk i besuat ato?

قَالُوا رَبَّنَا غَلَبَتْ عَلَيْنَا شِقْوَتُنَا وَكُنَّا قَوْمًا ضَالِّينَ (106)

“Ata do të thonë: “O Zoti ynë, neve na mposhti e keqja (tekat dhe dëshira) jonë dhe ishim një popull i humbur.

رَبَّنَا أَخْرِجْنَا مِنْهَا فَإِنْ عُدْنَا فَإِنَّا ظَالِمُونَ (107)

O Zoti ynë, nxirrna prej Xhehenemit e, nëse kthehemi prapë tek e keqja, atëherë jemi keqbërës të vërtetë.

قَالَ اخْسَئُوا فِيهَا وَلَا تُكَلِّمُونِ (108)

” Ai do t’u thotë: “Rrini aty të përbuzur dhe mos Më flisni asgjë!”

Këtu, ata humbasin çdo shpresë për shpëtim. A do të doje që fjalët e mësipërme t’i drejtoheshin djalit apo vajzës tënde?

إِنَّهُ كَانَ فَرِيقٌ مِنْ عِبَادِي يَقُولُونَ رَبَّنَا آَمَنَّا فَاغْفِرْ لَنَا وَارْحَمْنَا وَأَنْتَ خَيْرُ الرَّاحِمِينَ (109)

Mes robërve të Mi, ishte një grup i cili thoshte: “O Zoti ynë, ne kemi besuar, andaj na fal dhe na mëshiro! Ti je më i miri i mëshiruesve!

فَاتَّخَذْتُمُوهُمْ سِخْرِيًّا حَتَّى أَنْسَوْكُمْ ذِكْرِي وَكُنْتُمْ مِنْهُمْ تَضْحَكُونَ (110)

Por ju (o jobesimtarë) i keni tallur ata (aq shumë), sa ju bënë të më harronit Mua së përmenduri, e përherë i përqeshnit ata.

إِنِّي جَزَيْتُهُمُ الْيَوْمَ بِمَا صَبَرُوا أَنَّهُمْ هُمُ الْفَائِزُونَ (111)

Unë i kam shpërblyer ata sot për durimin e tyre e ata, me të vërtetë, janë të shpëtuar.” (Muminun, 105-111)

Një thirrje tjetër do të jetë kur njerëzve t’u jepen regjistrat e veprave në dorën e djathtë ose të majtë. Atë Ditë, ti nuk e ke në dorë ta kontrollosh dorën me të cilën dëshiron të marrësh librin. Ose do e marrësh në dorën e djathtë, gjë e cila është sihariqi më i mirë, ose do e marrësh me dorën e majtë. Ka njerëz, që do e marrin librin pas shpine. Kjo, sepse ata e fshihnin dorën e majtë pas shpine me qëllim që të mos e marrin librin me dorën e majtë. Por libri do u shkojë pas shpine dhe do të qëndrojë tek dora e majtë.

Thotë All-llahu (subhanehu ve te’ala) në Kuran:

فَأَمَّا مَنْ أُوتِيَ كِتَابَهُ بِيَمِينِهِ فَيَقُولُ هَاؤُمُ اقْرَءُوا كِتَابِيَهْ (19)

“Ai, të cilit do t’i jepet libri i veprave të tij nga ana e djathtë, do t’u thotë (njerëzve të tij): “Ja, lexoni librin tim!

إِنِّي ظَنَنْتُ أَنِّي مُلَاقٍ حِسَابِيَهْ (20)

Vërtet, unë kam qenë i bindur se do të jepja llogari.

فَهُوَ فِي عِيشَةٍ رَاضِيَةٍ (21)

“Kështu, ai do të ketë jetë të lumtur.

فِي جَنَّةٍ عَالِيَةٍ (22)

Në një Xhennet të lartë.

قُطُوفُهَا دَانِيَةٌ (23)

Frutat e të cilit i ka krejt afër.

كُلُوا وَاشْرَبُوا هَنِيئًا بِمَا أَسْلَفْتُمْ فِي الْأَيَّامِ الْخَالِيَةِ (24)

(Njerëzve të tillë u thuhet:) “, Hani e pini shijshëm, ngase në ditët e kaluara ju e përgaditët këtë!” (Hakka, 19-24)

Ai që do e marrë librin nga dora e djathtë, do të gëzohet pa masë dhe do u thërrasë të gjithë njerëzve që t’a shohin dhe ta përjetojnë këtë moment. Ai thërret me të madhe nga gëzimi dhe lumturia.

Kurse lidhur me atë që do e marrë librin e veprave me të majtën, All-llahu (subhanehu ve te’ala) ne Kur’an thotë:

وَأَمَّا مَنْ أُوتِيَ كِتَابَهُ بِشِمَالِهِ فَيَقُولُ يَا لَيْتَنِي لَمْ أُوتَ كِتَابِيَهْ (25)

“Ndërkaq, kujt i jepet libri i vet nga e majta e tij, ai thotë:”O i mjeri unë, të mos më jepej fare libri im.

وَلَمْ أَدْرِ مَا حِسَابِيَهْ (26)

Dhe të mos dijsha fare se qka është llogaria ime!

يَا ‎لَيْتَهَا كَانَتِ الْقَاضِيَةَ (27)

Ah, të kisha qenë i vdekur (e të mos isha ringjallur)!

مَا أَغْنَى عَنِّي مَالِيَهْ (28)

Pasuria ime nuk më solli dobi.

هَلَكَ عَنِّي سُلْطَانِيَهْ (29)

U hoq prej meje çdo kompetenc e imja!”

خُذُوهُ فَغُلُّوهُ (30)

(Do të thuhet) “Kapeni dhe lidheni në pranga,

ثُمَّ الْجَحِيمَ صَلًّوهُ (31)

Pastaj atë shtinie në xhehennem…

ثُمَّ فِي سِلْسِلَةٍ ذَرْعُهَا سَبْعُونَ ذِرَاعًا فَاسْلُكُوهُ (32)

Mandej lidheni në zinxhirë prej shtatëdhjetë kutësh,

إِنّهُ كَانَ لَا يُؤْمِنُ بِاللَّهِ الْعَظِيمِ (33)

Sepse ai, me të vërtetë, nuk ka besuar në Allahun e Madhëruar.

وَلَا يَحُضُّ عَلَى طَعَامِ الْمِسْكِينِ (34)

Dhe nuk është kujdesur për të ushqyer të varfrit e shkretë.

فَلَيْسَ لَهُ الْيَوْمَ هَاهُنَا حَمِيمٌ (35)

Ai sot nuk ka këtu ndonjë mik.

وَلَا طَعَامٌ إِلَّا مِنْ غِسْلِينٍ (36)

As ushqim tjetër, përveç qelbit,

لَا يَأْكُلُهُ إِلَّا الْخَاطِئُونَ (37)

Që atë nuk e ha kush pos mëkatarëve.” (Hakka, 25-37)

Ndërkohë që shejtani ka marrë pasuesit e tij dhe ka përfunduar në zjarr të xhehenemit, ndërkohë që njerëz të tjerë luten për shkatërrim total:

وَإِذَا أُلْقُوا مِنْهَا مَكَانًا ضَيِّقًا مُقَرَّنِينَ دَعَوْا هُنَالِكَ ثُبُورًا (13)

“E kur të hudhen duarlidhur në një vend të ngushtë në të,aty do të kërkojnë shkatërrimin (vetëzhdukjen).

لَا تَدْعُوا الْيَوْمَ ثُبُورًا وَاحِدًا وَادْعُوا ثُبُورًا كَثِيرًا (14)

” Tash mos e kërkoni vetëm njëherë shkatërrimin, por atë kërkojeni shumë herë!” (Furkan, 13-14), Ndërkohë që shumë njerëzve nuk u intereson veçse vetja e tyre, ndërkohë që të tjerë mjerohen dhe hidhërohen, një kategori e konsiderueshme njerëzish do të kenë privilegjin të shijojnë një thirrje të një lloji të ndryshëm.

Thirrja e fundit me të cilën duam ta mbyllim këtë temë, është thirrja e All-llahut (subhanehu ve te’ala) e cila u drejtohet banorëve të xhenetit. All-llahun (subhanehu ve te’ala) do të thërrasë:”O banorët e xhenetit, a jeni të kënaqur? Ata do të thonë:”Si të mos jemi të kënaqur kur na e ke zbardhur fytyrën, na ke futur në xhenet dhe na ke shpëtuar nga zjarri?!” Zoti do u thotë:” O banorët e xheneti! Ka mbetur dhe diçka tjetër.” Banorët do e pyesin:” Cila është ajo o Zot?” Zoti u përgjigjet:” Të kënaqem me ju dhe të mos zemërohem me ju kurrë më.”

Më pas, All-llahu (subhanehu ve te’ala) u thotë:”O banorë të xhenetit! Sot është dita e shpërblimit, prandaj më kërkoni ç’të doni.”

Atëherë të gjithë bien dakord dhe njëzëri i thonë:”Duam të na e tregosh fytyrën Tënde o Zot.” Thotë Muhamedi (salallahu alejhi ve selem) “Menjëherë hiqen të gjithë perdet dhe u mundësohet të shohin fytyrën e Zotit. Që kur janë krijuar, ata nuk kanë ndjerë ëmbëlsi dhe kënaqësi më të madhe se të shikuarit e fytyrës së Zotit të madhëruar.”

Thotë Muhamedi (salallahu alejhi ve selem):”Secilit prej tyre do i flasë Zoti direkt dhe gjatë ku do i thotë:” O robi Im! Kërko ç’të duash nga mirësitë e Mia. çfarëdo që të më kërkosh, do të ta jap.” Ai do fillojë t’i kërkojë ç’ti vijë në mendje. Zoti do i thotë:”O robi Im, a nuk të pëlqen të kesh filan të mirë …. ia kujton gjërat të cilat i harron”.

E lusim All-llahun (subhanehu ve te’ala) të na bëjë nga banorët e xhenetit dhe nga ata që e marrin librin e veprave nga dora e djathtë! Amin! 

Pershtati: Nusret Krasniqi

Burimi: www.shkollaislame.com

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit