1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Dita e parë e Ramazanit në kohën e coronavirusit: Pamje që nuk jemi mësuar të shohim në Qabe

Më të lexuarat

Janë disa pamje që tregojnë vendin më të shenjtë të Islamit, pamje që nuk i keni parë kurrë më parë.
Sipas Euronews, Xhamia e Madhe në qytetin e Mekës në Arabinë Saudite, zakonisht do të mbushej me njerëz ditën e parë të Ramazanit.

Por me vendin në bllokim të rreptë për shkak të coronavirusit, kjo hapësirë tanimë është po thuaj e zbrazët.

Gjithashtu, miliona myslimanë në mbarë botën shënuan fillimin e Muajit të Ramazanit të premten nën kufizime të vendosura për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Shumë nga praktikat tradicionale të Ramazanit, përfshirë adhurimin në xhami duhej të ndaleshin për shkak të coronavirusit.

Megjithëatë, ezani thërret për 5 kohët dhe namazi falet me xhematë, me punonjësit e xhamisë, siç tregojnë pamjet https://www.youtube.com/watch?v=QEYKsZyIJiU

Ky sigurisht është një nga Ramazanet më të vështira për muslimanët, pasi shumë adhurime kryehen kolektivisht, si falja e namazit të taravisë dhe vizita për iftare. Por sigurisht ky muaj do të shërbejë për reflektim dhe adhurim më të veçantë të besimtarëve musliman.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit