32.5 C
Pristina
Tuesday, June 18, 2024

Dita e parë e Kurban Bajramit të dielën, më 16 qershor 2024

Më të lexuarat

Dita e parë e Kurban Bajramit të dielën, më 16 qershor 2024

 

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë njofton besimtarët dhe opinionin e gjerë se dita e parë e festës së Kurban Bajramit është ditën e diele, më 16 qershor 2024.

Të gjitha xhamitë funksionale në territorin e Komunës së Gjakovës do të jenë të hapura për faljen e namazit të sabahut dhe të Kurban Bajramit.

Namazi i sabahut falet në ora 4.19 min., ndërsa namazi i Kurban Bajramit falet në ora 5.34 min.

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, ditën e parë, më 16 qershor 2024, Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë, si tradicionalisht organizon pritje për mysafirë nga ora 09:00 deri në ora 11:00.

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Kurban Bajramit, duke e lutur Zotin për shtim të mirëkuptimit, dashurisë për njëri tjetrin, për paqe e mirësi.

 Me fat festa e Kurban Bajramit!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit