9.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

DITA E ARAFATIT –  VENDIME DHE DOBI

Më të lexuarat

DITA E ARAFATIT – VENDIME DHE DOBI

– Puna më e mirë për atë musliman që nuk është në Arafat sot është agjerimi, e pas tij duaja e leximi i Kuranit. Ibn Abasi i nxiste njerëzit të kalonin sa më shume kohë në xhami.

– Dita më e mirë në të cilën libd dielli është dita e Arafatit, e nata më e mirë në të cilën perëndon dielli është nata e Kadrit, e duaja në to është prej punëve më të mira e më afër pranimit prej Allahut të Lartësuar.

– Dy ditë më të mira të dhjetëditëshit te dhul hixhes janë 2 ditët e fundit, sot Arafati e nësër Kurbani. Kush nuk arriti të bëjë vepra të mira në tetë ditët që kaluan, të nxitoje sot e nesër, sepse veprat vlerësohen sipas perfundimit.

– Allahu zbret në kohë madhështore e nuk ka kohë në të cilën Allahu zbret gjatë ditës përveç sot në ditën e Arafatit, dhe tregon madheshtinë e Mëshirës së Tij. I privuar nga kjo mirësi është ai person i cili nuk gjen vendhyrje në këtë mirësi.

– I privuar nga mirësia e kësaj dite është ai i cili vazhdon në gjynahe edhe sot kur Allahu i krenohet me robërit e Tij të bindur para melekëve të Tij, siç ka thënë Profeti (sal-lallahu alejhi ue selem): “Allahu me të vërtetë afrohet pastaj krenohet me robërit e Tij të Arafatit para melekeve të Tij.”

– Nuk ka ditë në të cilën xheneti është më afër e Xhehenemi është më larg sesa në ditën e Arafatit. I privuar e i mjerë është ai person i cili nuk ka me vete punë me të cilën shpëton. Profeti (sal-lallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Nuk ka ditë në të cilën Allahu më shumë liron robër të Tij nga zjarri sesa në ditën e Arafatit.”

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit