3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Dita Botërore e Jo-dhunës, Policia të bëje kujdes me refugjatët !

Më të lexuarat

Data e 2 Tetorit është Dita Botërore e Jo-dhunës dhe shënon gjithashtu ditëlindjen e Mahatma Gandhit, liderit të lëvizjes për pavarësi në Indi dhe pioniri i strategjisë dhe filozofisë së jo-dhunës

Filozofia e jo-dhunës hedh poshtë mendimin se ndryshimet politike apo sociale mund të ndodhin nëpërmjet përdorimit të forcës dhe mbështet idenë se njerëzit të cilët ngrenë krye ndaj mposhtjes mund të ndryshojnë gjendjen e tyre duke gjetur mënyra efektive për të arritur ndryshimin e kërkuar.

“Ne duhet të kultivojmë një kulture paqeje, të ndërtojmë urat e dialogut dhe mirëkuptimit, për të jetuar së bashku në harmoni me njëri tjetrin dhe duke respektuar larmishmërinë e pasur njerëzore. Kjo ditë është një mundësi për të mbjellur mesazhin e jo-dhunës, duke përfshirë rëndësinë e ndërgjegjësimit publik dhe edukimit”, deklaruan nga Shoqata Joqeveritare “Horizont””.

Edukimi është arma më e fuqishme për lartësimin e dinjitetit njerëzor, promovimin e kulturës së jo-dhunës dhe ndërtimin e paqes së përjetshme. Nëpërmjet edukimit, ne mund të zhvillojmë mënyra të reja për të jetuar me njëri tjetrin dhe me planetin tonë. Edukimi mund të zhvillojë “qytetarë të botës” dhe ndjenjën e solidaritetit, të rëndësishme në kohët e sotme.

Në Maqedoni dhunë klasike dhe që ra në sytë e opinionit publik vendas dhe ndërkombëtar ishte dhuna e ushtruar nga ana e Policisë ndaj refugjatëve, veprim ky që u dënua ashpër nga faktorët relevant

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit