Njerëzit, ndërsa moshohen, shqetësohen rreth osteoporozës ose densitetit të kockave edhe pse kanë marrë kalcium shtesë.
Por shtojcat e kalciumit nuk parandalojnë thyerjen as osteoporozën përkundrazi, në fakt mund të shkaktojnë dëme të pabesueshme në trup.
Një studim në revistën mjekësore Lancet i hedh një vështrim kësaj çështjeje, duke zbuluar disa të vërtetat rreth kalcimit shtesë.
Popullsia në Azi konsumon nëpërmjet dietës ushqimore shumë më pak kalcium sesa amerikanët, por shkalla e frakturave mes tyre është më pak se gjysma e rasteve të frakturave mes amerikanëve.
Është ky një mit? Sepse në këtë rast, kalciumi shtesë duket se dëmton. Shtetet e Bashkuara janë një nga vendet me konsum më të lartë kalciumi për një banor.
Nga arteriet e kalcifikuara rredhin goditjet në zemër; problemet me funksionin e veshkave; kanceri i prostatës, dhe kalcifikimi është pasojë a rezultat i nivelit të lartë të kalciumit në organizëm.
Në fakt, studimet e fundit të publikuara në revistën “Heart” kanë gjetur se rreziku i një sulmi në zemër është pothuajse dyfish më i lartë në mesin e atyre që marrin kalcium shtesë sesa mes atyre që nuk marrin shtojca kalcium.
Heqja dorë nga një grup i caktuar ushqimesh dhe duke e zëvendësuar atë me një tjetër mund të reduktojë ndjeshëm shanset për humbjen kockave, thuhet në studim, duke rekomanduar që pacientët të këshillohen me mjekun e tyre para se të marrin ndonjë hap në këtë drejtim.kohaislame