21.7 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Beqiri: RTK po na censuron

Më të lexuarat

Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës njëherësh Kryetar i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Ismet Beqiri ka akuzuar televizionin publik për mbrojtje të interesave të qeverisë.

Ismet Beqiri ka deklaruar për Indeksonline se edhe një herë ky medium po tregon se i shërben Partisë Demokratike të Kosovës dhe deputetëve të kësaj partie.

Gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës RTK në dy raste ka ndërprerë transmetimin e seancës në kohën kur fjalën e kishte pikërisht deputeti i LDK-së Ismet Beqiri.

“Për vetë faktin që ka ndodhur dy herë unë nuk dyshoj që kjo është e orkestruar” ka thënë Beqiri për Indeksonline.
Beqiri beson se janë qytetarët e Kosovës ata të cilët do të vlerësojnë më së miri punën e secilit.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit