Disa punë që duhet të kujdesemi për to që të korrim fitoren
1. Ta përmirësojmë gjendjen tonë me All-llahun [subhanehu ve teala]. Më e rëndësishmja, ta përmirësojmë Teuhidin (besimin e pastërt) dhe të largohemi prej të gjitha llojeve të shirkut (idhujtarisë) sikurse lutja dikëndtjetër pos All-llahut [subhanehu ve teala], kërkimi i ndihmës pos prej All-llahut [subhanehu ve teala], madhërimi i varreve dhe ndërtimi i xhamive mbi to, betimi jo në All-llahun [subhanehu ve teala] etj.
2. Ta forcojmë lidhjen tonë me All-llahun [subhanehu ve teala], edhe atë së pari me faljen e pesë kohëve të namazit pastaj nafilet dhe leximi i shumtë i Kur’anit dhe përkujtimit të All-llahut [subhanehu ve teala].
3. Ta llogarisim vetveten : Pse na kanë goditur gjithë këto fatkeqësi ? Si do të na ndihmojë All-llahu [subhanehu ve teala] e ne bëjmë mëkate tërë kohën? Pastaj , a i edukuam fëmitë tanë në Islam ? A ua mësuam atyre namazin? A ua mësuam atyre përmendësh Kur’anin? A i mbuluam gratë tona me mbulesën Islame? All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: “E kur juve ju goditi një dështim (në Uhud) e para kësaj ua patët dhënë dyfish (armikut në Bedër) thatë: ‘Prej nga kjo?’ Thuaj: ‘Ajo është nga vetë ju’. S’ka dyshim se All-llahu është i Plotëfuqishëm për çdo send”. (Ali Imran 165)
4. Të japë mundin çdokush prej neve, edhe atë me trup, me pasuri dhe mendime për përhapjen e hajrit dhe thirrrjen islame. Sadoqë të kontribojmë, sadoqë të japëm mundin, kohën dhe pasurinë tonë është pak në ndihmën e fitores së kësaj feje dhe përparimit të saj. Shih, armiqtë e All-llahut [subhanehu ve teala] sa kontribojnë me mundin dhe pasurinë e tyre në humbjen e muslimanëve dhe fshirjen e tyre prej hartës botërore. Këtë e bëjnë nëpërmes revistave të tyre, kanaleve televizive ose nëpërmes thirrjeve të qarta për largim prej fesë Islame dhe përqafim të krishterizmit apo laicizmit!! Vall-llahi, po të kishim kontribuar sa gjysmën e asaj që kontribojnë këta do të ishte ndryshuar gjendja në tërë botën. Pse nuk mendojnë për këtë muslimanët?
5. Sadoqë të zgjas pritja e fitores nuk duhet t’i humbim shpresat. Transmetohet nga Hababi [radijall-llahu anhu] se ka thënë : “Iu afrova Resulull-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e ai rrinte nën hijen e Ka’bes- neve na kishin goditur probleme të mëdhaja prej mushrikëve- e i thash: ‘O Resulull-llah, a nuk e lut Zotin që të na ndihmojë?!’ U ul, fytyra i ishte skuqur dhe tha: ‘Para jush ka pasur njerëz që i dënonin me krehër të hekurt duke ua fërkuar nëpër trupin e tyre derisa iu binte mishi në tokë, e kjo nuk ishte shkak për t’u larguar nga feja nga feja e drejtë, poashtu i mirrnin dhe me sharrë i pritnin prej kupës së kokës dreisa i ndanin në dy pjesë, edhe kjo nuk ishte shkak për t’u larguar nga feja e drejtë. All-llahu do ta ndihmojë këtë fe aq sa udhëtuesi prej San’asë e drei në Hadramevt nuk do t’i frikohet askujt pos All-llahut”. (Buhariu)
6. Të mbjellim në shpirtërat e njerëzve besimin në këtë fe dhe në fitoren e saj, të përhapim mes tyre argumentet e sheriatit lidhur me këtë çështje dhe argumentet e jetës që sinjalizojnë në këtë.
7. Nuk duhet t’i dëgjojmë pesimistat dhe ata qç nuk kanë besimin e fortë, ata të cilët i janë dorëzuar armikut, atyre ua kanë lënë në dorë kërpeshin e tyre dhe e humbën shpresën në mëshirën e All-llahut [subhanehu ve teala] dhe ndihmën e Tij. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: “Kur munafikat dhe ata që në zemrat e tyre kanë sëmundje thonin: ‘All-llahu dhe i dërguari i Tij nuk na kanë premtuar tjetër vetëmse mashtrim’!” (Ahzab 12)
Kështu është gjendja e munafikave, ndërsa besimtarët, All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: “E kur muslimanët e panë ushtrinë aleate thanë: ‘Kjo është ajo që All-llahu dhe i dërguari i Tij na premtuan neve, e tha të vërtetën All-llahu dhe i dërguari i Tij’. Ajo vetëm ua shtoi besimin dhe mbështetjen”. (Ahzab 22)
Lus All-llahun e Lartësuar që ta ndihmojë fenë e tij dhe ta lartësojë fjalën e Tij. AMIN/albislam
MUHAMED IBËN ABDURRAHMAN EL-ARIFI