-1.2 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Disa pyetje për radikalizimin e shqiptarëve!

Më të lexuarat

Në frymën e diskutimit mbi radikalizimin fetar të shoqërisë shqiptare

A ka mundësi që ndonjë analist i paanshëm, apo institut hulumtimi të bëjë një hulumtim, dhe publikisht të na jap këto të dhëna:

1. Sa është numri i organizatave islame dhe krishtere (katolike, ortodokse dhe protestante) që vepruan njëzet vitet e fundit në Shqipëri dhe Kosovë, dhe sa është ky numër proporcional me këto komunite përkatëse?

2. Sa është numri i objekteve fetare të financuara nga donacionet e jashtme, dhe sa është ekuivalent me numrin e pjestarëve të komuniteteve fetare përkatëse?

3. Sa % i plotësojnë këto hapësira nevojat e komuniteteve përkatëse?

4. Sa ka hapësirë në mediet publike interpretimi fetar, përcjellja e aktiviteteve fetare, manifestimeve fetare etj, dhe sa është kjo hapësirë në raport me numrin e pjestarëve të komuniteteve fetare?

5. Sa arrinë shuma e donacioneve nga jashtë për zhvillimin e aktiviteteve dhe propagandës fetare, dhe sa janë ato në proporcion me numrin e pjestarëve të komuniteteve përkatëse?

6. Sa është numri i të konvertuarve shqiptarë nga një fe në tjetrën, dhe sa ka luajur rol propaganda ose joshja materiale (nga misionarët e një feje, tek individët, familjet, apo fshatrat e një përkatësie tjetër fetare) në këto konvertime?

7. Sa është pjesmarrja e figurave publike (sidomos e atyre politike dhe zyrtarëve të misioneve diplomatike të jashtme) në ceremonitë fetare të secilës bashkësi fetare, dhe a janë në proporcion të drejtë me numrin e pjestarëve të këtyre komuniteteve fetare?

8. Sa monumente, buste, emërtime rrugësh, shkollash dhe Institucionesh janë emërtuar me emra të personaliteteve katolike, muslimane dhe tjerë, dhe si është ky përfaqësim në proporcion me numrin e pjestarëve të këtyre komuniteteve fetare te shqiptarët?

9. Sa është shuma materiale e ndarë nga buxheti i shtetit të Shqipërisë dhe Kosovës në përkrahje direkte apo indirekte të institucioneve fetare, dha sa është ajo në proporcion me numrin e pjestarëve të këtyre komuniteteve fetare te shqiptarët?

10. Sa është i lakuar për të keq dhe sa për të mirë emri i institucionit fetar dhe prijësve fetar përkatës nga mediet tona publike?

Përgjigjjet në këto pyetje dhe të ngjajshme me to, pas analizave të hulumtuara mirë, shpresoj se sado pak do të ndihmojnë në gjetjen e shkaqeve të problemit të radikalizimit të shoqërisë shqiptare.

Le të merren me këtë natyrë hulumtimi ata që janë të thirrur, kurse i ftoj edhe të gjithë ata që kanë informata rreth kësaj që u parashtrua këtu, le të kontribuojnë me komente!

*P.S. Që të arrijë kjo në “veshët” e analistëve dhe instituteve për hulumtime në këto fusha, ju lutemi shpërndajeni te miqt tuaj (bëjeni ‘share’)!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit