0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Disa njohuri mbi muajin Muharrem

Më të lexuarat

Muaji Muharrem është ndër muajt më madhështor. Ky muaj ka përmbledhur në vete gjëra që nuk ndodhen në muajt e tjerë:

  1. Është ndër muajt e shenjtë.
  2. Agjërimi vullnetar në këtë muaj është agjërimi më me vlerë, duke u bazuar në fjalën e të Dërguarit (sal-lallahu alejhi ue selem): “Agjërimi më me vlerë pas Ramazanit është (agjërimi) i muajit të Allahut Muharrem.” (Shënon Muslimi)
  3. Ky muaj i është atribuar Allahut: “Muaji i Allahut – Muharremi”; atribuim ky që tregon për vlerën dhe madhështinë e tij.
  4. Në këtë muaj është dita e Ashurasë (dita e dhjetë e këtij muaji), dita e fitores. Agjërimi i kësaj dite i shlyen mëkatet e vitit të kaluar, siç është cituar në hadithin e Ebu Katades.
  5. Kuptimi i emrit të tij – Muharrem – është ritheksim i madhështisë dhe shenjtërisë së tij.

Prandaj medoemos duhet ta madhërojmë këtë muaj në zemrat tona. Allahu i Lartësuar ka thënë: “Po, kështu është! Ndërsa kush madhëron shenjat e fesë së Allahut, tregon përkushtimin e zemrës së tij.” (El Haxhxh, 32)

Ky muaj është ndër shenjat e fesë së Allahut. Pra të kujdesemi që ta agjërojmë atë, edhe nëse jo të tërin, dhe të kujdesemi që ta pasojmë sunetin dhe të ruhemi nga bidati.

Dr. Nasir Omeri
Përktheu: Burim Koçinaj

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit