Ji mirënjohës ndaj atij që të vë në dukje të metat e tua.
Mos u fut në rrugë të shtrembër nga nami i dikujt.
Kënaqësia dhe mirënjohja janë dy virtyte të mëdha, ju nuk duhet t’i kushtoni vëmendje cilës prej tyre keni fituar.
Mos e shtyj për nesër punën që ke për të kryer sot.
I kujdesshëm është ai që arrin të vlerësojë veprimet e tij.
Gjyko mbi inteligjencën e njeriut në mbështetje të çështjeve për të cilat ai pyet.
Mos gjyko njeri vetëm nga mënyra se si e kryen namazin dhe agjërimin, më mirë vështro në drejtësinë dhe mençurinë e tij.
Ai që di të ruajë të fshehtat e tij është i aftë të kontrollojë punët e tij.
Ki frikë nga personi që urren.
Ai që nuk ka ide se ç’është djalli, mund të bjerë lehtë në kurthin e tij.
Përgatiti: Almedin Ejupi
18.10.2009