9.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Disa bidate që bëhen diten e Ashurës

Më të lexuarat

E kanë pyetur shejhul-Islam Ibn Tejmiun [rahimehull-llah] për ato veprime që i bëjnë njerëzit në ditën e ashurasë, siç është lyerja e syve me syrme, larja, përdorja e kënasë, përqafimi, përgaditja e ashures, gëzimi, etj. Këto veprime a kanë bazë në hadithe të Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ose jo? Nëse nuk ka hadith të vërtetë për këto veprime, veprimi i këtyrë gjërave a është bidat ose jo? Pastaj veprimet që i bëjnë disa sekte, siç është mbajtja zi, mërzia dhe etja, bërtitja dhe vajtimi, etj. Këto veprime a kanë bazë ose jo?

Është përgjigjur kështu:

E falënderoj All-llahun, Zotin e botërave.

Për këto veprime nuk ka asnjë hadith të vërtetë nga Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e as nga shokët e tij. Këtë nuk e pëlqen asnjë imam prej imamëve të muslimanëve, as katër imamët e as të tjerët. Dijetarët e besuar nuk i kanë përmendur këto gjëra në librat e tyre, as si transmetime nga Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], e as nga shokët e tij, e as nga tabiinët, as transmetime të vërteta e as të dobëta. As në librat e haditheve të vërteta e as në sunene e as në musnede. Këto gjëra nuk kanë qenë të njohura në kohën e shekujve të vlefshëm. Mirëpo disa të mëvonshëm i kanë transmetuar disa hadithe të ndryshme…(këtu i përmedn disa hadithe të tilla). të gjitha këto transmetime janë gënjeshtër mbi Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. (pastaj përmendi shkurtimisht telashet që kanë ndodhur në fillim të Islamit, mbi vrasjen e Husjenit [radijall-llahu anhu], edhe çka kanë bërë sekte të ndryshme për shkak të këtyre ndodhive, që në vijim të thotë:

“Ashtu që një sektë injorante dhe zullumqare të bëhet: ose e pafe dhe dyftyrëshe, ose e lajthitur dhe e humbur, e cila publikon dashurinë ndaj tij dhe ndaj ehli bejtit, të cilët ditën e ashurasë e konsiderojnë ditë zie, pikëllim dhe mërzi. Në këtë ditë bëjnë veprime të xhahilijetit duke i shkyer rrobat, duke rrahur trupin, etj. Prej zbukurimeve të shejtanit para njerëvze të humbur ka qenë shndërrimi i ditës së ashurasë në ditë zie dhe pikëllimi, ku vajtojnë dhe recitojnë poezi mërzie. Në këtë ditë transmetojnë shumë tregime të rrejshme, ku ska aspak vërtetësi, përveç ripërtërirjes së mërzisë, fanatizmit, nxitjes së urrejtjes dhe luftës, përhapjes së telasheve mes muslimanëve, që të arrijnë në sharrjen dhe ofendimin e muslimanëve të parë…Dëmin e tyre për muslimanët nuk mundet ta tregon as njeriu më orator. Përballë tyre janë ose nasibitë, të cilët janë kundër Husjenit [radijall-llahu anhu] dhe ehli bejtit ose injorantët të cilët të keqen e përballojnë me të keqe, gënjeshtrën me gënjeshtër, çorodinë me çorodi, bidatin me bidat. Këta njerëz publikojnë gëzimin dhe harenë në këtë ditë, duke u zbukuruar me syrme dhe këna, duke harxhuar me tëpër pasuri në këtë ditë, duke përgaditur ushqëime jo të zakonshme, e shumë gjëra tjera që bëhen zakonisht në festa dhe raste festive. Këta njerëz ditën e ashurasë e konsiderojnë një festë prej festave, kurse ata të parët ditë zie dhe pikëllimi. Që të dy këto palë janë në gabim dhe kanë dalur jashat sunnetit, edhe pse të parët e kanë qëllimin më të keq, kanë injorancë më të madhe dhe bëjnë zullum më të madh…

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e as hulefatë e tij të drejtë nuk i kanë bërë këto gjëra në ditën e ashurasë, nuk kanë publikuar as mërzi dhe pikëllim e as gëzim dhe hare…

Kurse sa u përket gjërave tjera, siç është përgaditja e ushqimeve jo të zakonshme, ashure ose ushqim tjetër, veshja e rrobave të reja, zgjërimi në harxhime, blerja e nevojave të tërë vitit në këtë ditë, bërja e ndonjë adhurimi të veçantë, siç është falja e ndonjë namazit të veçantë për këtë ditë, ose therja, ose deponimi i mishit të kurbanit që të përgaditet ushqim në këtë ditë, syrmosja dhe përdorimi i kënasë, larja dhe përqafimi, vizitat reciproke ose vizita e ndonjë xhamie ose tyrbeje, etj, tërë këto gjëra janë bidate të urrejtura, të cilat nuk i ka lërë sunnet Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], e as halifet e tij të drejtë. Këto gjëra, nuk i konsideron të pëlqyeshme snjë imam i muslimanëve, as Maliku, e as Theuriu, as Lejth ibn Sadi e as Ebu Hanifeja, as Evzaiu e as Shafiu, as Ahmedi e as Is’hak ibn Rahavjehu, e as imamët dhe dijetarët tjerë të muslimanëve”. (Fetaval-Kubra).

E lusim All-llahu e lartmadhërishëm që të na bëjë nga ithtarët e sunnetit, të na ngjallë në Islam dhe të na e mer shpirtin me Iman, të na drejtojë kah veprat që i do dhe i pëlqen. E lusim ate të na ndihmojë që ta përmednim, ta falënderojmë dhe mirë ta adhurojmë. E lusim ate që të na i pranojë veprat dhe që të na bëjë nga të devotshmit.

Paqa dhe bekimi qofshin mbi Pejgamberin, familjen dhe shokët e tijë.

Përgaditi http://www.islam-qa.com/ Përshtati: Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit