Nga sot Kosova u bë me ushtrinë e saj.
E 14 dhjetori datë kjo që do të mbes nëhistori, Ushtria e Kosovës tashmë ka edhe pilotin e saj. Nëntogeri Afrim Zabeli, ka diplomuar si pilot i FSK-së në Akademinë Ushtarake të Turqisë.
Zabeli njëherësh është edhe piloti i parë i Ushtrisë së Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur edhe Oficeri i FSK-së, Naim Haziri.
“Ndjenjë e veçantë krenarie në diplomimin e Pilotit të parë të FSK-së, Nëntoger Afrim Zabeli. Sukseset e panumërta të FSK-së dhe ngritja e vazhdueshme e kapaciteteve tona tash përfshijnë edhe pilotin e parë. E ardhmja e FSK-së, e ardhmja e Kosovës. Përgëzova pilotin dhe në emër të institucionit tonë shpreha përkushtimin për profesionalizimin e mëtejshëm të FSK-së. Ky fund i vitit 2018 po shënohet me data e ngjarje të papërsëritshme. Urime Kosovë!”, ka shkruar Haziri.
Zabeli po merr pjesë në festën së madhe me rastin e shndërrimit të FSK-së në Ushtri.
Sot, Kuvendi i Kosovës i votojë tri projektligjet e transformimit të FSK-së, që janë pjesë e pakos ligjore.