Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 82 vota për votuan mbrëmë rrëzimin e Qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga Albin Kurti.
E një gjë të tillë nuk e kanë mirëpritur disa diplomat gjerman.
Ish-shefi i UNMIK-ut Joachim Ruecker dhe diplomati gjerman Boris Ruge kanë deklaruar se ata që e rrëzuan qeverinë në mes të një pandemie do të duhet t’iu përgjigjen pyetjeve të përgjegjësisë dhe legjitimitetet.
Të dy diplomatët gjermanë kanë kritikuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës që i dhanë mbështetje rrëzimit të Qeverisë.
Those who brought down the government of #Kosovo in the midst of a pandemic will have to answer questions of responsibility & legitimacy. #EU #France & #Germany are to be commended for their strong support of PM @albinkurti
Sad to see the #US pursue a separate & dangerous agenda pic.twitter.com/K1rTir42su— Boris Ruge (@RugeBoris) March 25, 2020
“Ata që rrëzuan Qeverinë e Kosovës në mes të një pandemie do të duhet t’u përgjigjen pyetjeve të përgjegjësisë dhe legjitimitetit. Bashkimi Evropian, Franca dhe Gjermania duhet të lavdërohen për mbështetjen e tyre të fortë ndaj kryeministrit Albin Kurti. E dhimbshme të shohësh SHBA-të duke ndjekur një agjendë të ndarë dhe të rrezikshme”, kanë shkruar në rrjetet sociale dy diplomatët gjerman.
Kujtojmë se rrëzimi i Qeverisë ndodhi pas inicimit të mocionit të mosbesimit nga LDK-ja, mocion ky i cili u mbështet nga 44 deputetë.