1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Diplomacia e vaksinave, solidaritet global nga administrata e Biden por mbetet ende shumë për të bërë

Më të lexuarat

Kur administrata e Biden njoftoi vendimin se do të dhuronte 500 milion doza vaksinash në 100 vende gjatë 2 viteve të ardhshme, ky veprim demonstroi angazhimin e SHBA-së në udhëheqjen globale.

Gjithashtu ky veprim së bashku me udhëtimin e fundit të Zëvendës Presidentes Harris në Meksikë dhe Guatemalë në kuadër të “diplomacisë së vaksinave”, pasqyron një ndryshim të madh në sjelljen morale të kombit larg nga  nacionalizmi të  thjeshtë dhe të pamatur dhe drejt një solidariteti më të madh global të shëndetit, raporton abcnews.alnull

Në vend që të organizojmë politikën shëndetësore rreth idesë që vendet duhet të jenë të vetë-kënaqura, ne po dëshmojmë një ringjallje të idesë se njerëzit janë të ndërvarur dhe, për më tepër, të lidhur nga një ndjeshmëri e përbashkët ndaj sëmundjes dhe dobësisë.

Dhe për më tepër, ne nuk mund të mbijetojmë, aq më pak të lulëzojmë, pa veprimet kolektive. Edhe nëse ky donacion motivohet gjithashtu nga maturia dhe shqetësimi për të mbrojtur shëndetin publik, kjo kërkon njohjen e ndërvarësisë së shëndetit të popullatave në të gjithë botën.

Sido që të jetë, rezistenca ndaj një nacionalizmi të ngushtë është lëvizja e duhur për SHBA-në dhe botën për t’u rikuperuar plotësisht nga pandemia.null

Por kjo nuk mjafton. Ndërsa disa mund ta quajnë shpërndarjen e dozave në vendet me të ardhura më të ulëta një çështje drejtësie, SHBA duhet t’i rezistojë rrëfimit të vullnetit të mirë ose bamirësisë dhe të angazhohet për një ndryshim domethënës në barazinë globale të shëndetit, raporton abcnews.al

Kjo kërkon të mendosh përtej pandemisë aktuale.

Shpërndarja aktuale e burimeve shëndetësore në të gjithë botën nuk është e drejtë. Në vendet e pasura, shpenzimet mesatare shëndetësore janë 2,937 dollarë për frymë, ndërsa shumë vende të varfra nuk mund të përballojnë më shumë se 41 dollarë për frymë që nga viti 2017.

Shumica e fondeve shkojnë për sëmundjet kronike të pacientëve të pasur sepse kompanitë farmaceutike i konsiderojnë këto si investimet më fitimprurëse. Në të njëjtën kohë, ka pak ilaçe për shumë nga sëmundjet më të këqija në botë – përfshirë shumë sëmundje që paraqesin kërcënime serioze pandemike, nga SARS te mutacionet rezistente ndaj antibiotikëve të tuberkulozit.

Vetëm kur Ebola – e cila ka vret gjysmën e njerëzve që infekton (ndryshe nga COVID-19, e cila vret më shumë se 1 përqind ) – u përhap në vendet e pasura, atëherë filloi zhvillimi i ilaçeve, raporton abcnews.al

Biden ka një mundësi unike për të ndryshuar lojën duke mbështetur një traktat global të përgatitjeve dhe reagimeve rreth pandemisë në Asamblenë Botërore të Shëndetit këtë nëntor .

Ky traktat duhet të përfshijë dy gjëra:

Së pari, ne duhet të vendosim sisteme themelore shëndetësore për të gjithë – duke siguruar që  të mund të vaksinojmë njerëzit kundër një sërë sëmundjesh që mund të kurohen përtej COVID-19 – që do të na lejojë të përgjigjemi shpejt në rast pandemie.

Kjo përfshin investimin në prodhimin global, kapacitetin e transportit dhe shpërndarjes.

Së dyti, Biden duhet të investojë në kërkimin dhe zhvillimin farmaceutik duke shpërblyer kompanitë për inovacione të reja. Kjo do të lejojë një konkurrencë të përgjithshme mbi çmimet në mënyrë që njerëzit në vendet e varfra të mund të blejnë ilaçe thelbësore për një sërë sëmundjesh globale vdekjeprurëse.

Për më tepër, kjo kërkesë justifikohet duke pasur parasysh investimet gjithnjë e më të mëdha publike në zhvillimin e ilaçeve të reja. Është e domosdoshme që solidariteti global të mbështesë përpjekjet e Biden për t’iu përgjigjur krizave globale të shëndetit publik.

Investimi  në sistemet themelore shëndetësore dhe sigurimi i stimujve të rinj për kërkim dhe zhvillimin farmaceutik është një veprim i mençur. Administrata e Biden duhet të veprojë tani duke udhëhequr përpjekjet për të krijuar një traktat për përgatitje dhe përgjigje më të mirë të pandemisë këtë vjeshtë.

Një veprim i tillë jo vetëm që do t’i tregojë botës angazhimin e SHBA-së në solidaritetin global, por gjithashtu do të shpëtojë miliona njerëz para përhapjes së pandemisë tjetër. Përktheu Sonila Backa-abcnews.al

Nga Lisa Eckenwiller dhe Nicole Hassoun, The Hill

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit