1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Diplomacia e anshme e Lajçakut: entuziast për takimin me Vuçiçin(!)

Më të lexuarat

Paralajmëron vizitën e tij në Prishtinë për të përgatitur një raund të ri të dialogut

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Miroslav Lajçak, ka paralajmëruar vizitën e tij në Prishtinë për të përgatitur një raund të ri të dialogut në nivel të negociatorëve kryesorë.

“Pas një ndalese të shkurtër në Bruksel, do të udhëtoj për në Bled për të marrë pjesë në Forumin Strategjik dhe për në Prishtinë, në kuadër të përgatitjeve për takimin e negociatorëve kryesorë”, tha Lajçak, pa dhënë detaje të tjera.

Forumi në Bled të Sllovenisë, në të cilin diplomati sllovak tha se do të marrë pjesë, mbahet më 2 dhe 3 shtator, raporton Radio Evropa e Lirë.

Çështja e urës në Ibër

Lajçak foli edhe për qëndrimin e tij në Pragë, ku mori pjesë në konferencën e sigurisë GLOBSEC. Ai tha se në Pragë është takuar me të dërguarin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanoff dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

“Një nga momentet më të rëndësishme ishte takimi me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanoff dhe rikonfirmimi i partneritetit të shkëlqyer mes BE-së dhe SHBA-së. Po aq i rëndësishëm ishte takimi im me presidentin Vuçiç për hapat e ardhshëm në dialog dhe pritjet për periudhën e ardhshme”, ka shkruar Lajçak në profilin e tij në Facebook.

Një javë më parë, Bashkimi Evropian njoftoi se në agjendën e dialogut dëshiron ta vendosë çështjen e hapjes së urës mbi Ibër për automjete. Autoritetet në Kosovë e kundërshtuan këtë, duke thënë se të dy palët ishin marrë vesh për hapjen e urës mbi Ibër për automjete disa vite më parë.

Komuniteti ndërkombëtar e kundërshton hapjen e urës për arsye sigurie. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit