2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Dikush në rolin e …!

Më të lexuarat

Janë hallakatë mendjet.
Janë turbulluar ujërat.
Janë ngritë temperaturat.
Janë mobilizuar epshet.
Vërtetë gjendje emergjente në komunitetin islamofob.
Ka kapluar stresi shpirtin a pashpirt, mendjen e turbullt, syrin e qorruar, veshin e shurdhuar.
Tani, vështirë kjo gjendje të tejkalohet, rëndë të intervenohet dhe e gjithë kjo jo për fajin e askujt, por vetëm pse kanë zgjedhur ta luaj rolin e budallait, të poshtrit, xhelozit, e pisit.
Injoranca të qorron, të robëron, të marron, të poshtëron, menjë fjalë të korit ditën e pazarit.
Ty njëherë përballesh me të paditur e njerëz pa shkollë. Por kujt i ka shkuar mendja se do të përballesh me injorant të diplomuar, që mbajnë pozita dhe kanë nam dhe shesin mend.
Sulmohet, etiketohet, përqeshet, fyhet gjithçka që direkt apo indirekt lidhet me Islamin.
Nuk zgjedh mënyrë, rendë, vend, moment, gëzim, inaugurim, vetëm se ka për ta shfrytëzuar momentin dhe ka për ta bërë publike atë që e ka në zemër.
Aq është fryrë idiotizmi dhe mediokriteti, fyhemi në besim dhe bindje, në parime dhe vlera.
Fyhet besimi Islam publikisht.
Haptas luftohet shamia.
Qartazi nëpërkëmben ndjenjat e besimtarëve dhe besimtareve.
Bëhet hajgare me shaminë e një grua, etiketohet me fjalët më banale, përdhoset xhamia.
Figurat dhe personalitet historike e Islame krahasohen me Millosheviqin.
Të flasësh për ligjvënien Islame konsiderohet çmenduri totale.
Shumë urrejtje. Shumë mllef. Shumë servilizëm. Shumë padrejtësi. Shumë çka e shumë çka!
Zoti e bëftë hajër!
Kësaj radhe, në përmbyllje po shënoj disa fjalë që kam lexuar (besa edhe ndonjëherë më kanë bërë të qeshi) dhe këto tamam i përngjajnë thumbimeve të vjetra që janë përcjell nëpër oda, por tani thumbime, batuta nëpër rrjetet sociale që e kanë filozofinë e vet:
(po i regjistroj disa prej tyre ashtu si janë thënë)

  • Shum kisha pas qef me kon ni her kunder vetes … Me pa veten.
  • Osht mir qe kta Politikant me shku kapak edhe ka Vorret me ba Fushata se mas shumti ata po votojn.
  • Edhe une jom kogja nifar mjeshtri se shpesh mthojn ‘ti ma ndreq disponimin’.
  • Druri sëpatës : “Eh mirë ma bën se bishtin ta dhashë vet “
  • Kur ke n’opozitë s’la gjo pa thonë, kur dul n’pozitë s’la gjo pa bo
  • Kurr mos ju ik problemeve nese nuk ki kondicion
  • Mixh pse po pordh? Une i thash: Ku pe din bre mixh ti qe pordha? Tha: Po te nita o mixh! Une i thash: Mos fol me t’nime bre mixh.
  • Përsëri i gjeta hundt tua, te punt e mia.
  • kur do te besh dicka per te ulur dike….kujdes se mund te ulesh veten tende me shume..
  • u lodha duke u lodhur me njerez te lodhur.
  • Ata që janë kundër nesh, janë kundër bashkimit Europian dhe Amerikës.
  • kur i pandershmi e hajduti më fyen e spërkatë kafshëri pranë syve të mi, unë ndihem i nderuar,”
  • “puna e të ndershmit është rrezatimi i ndershmërisë, ndërsa e atij të pandershmit është shpërndarja dhe kultivimi i pandershmërisë.”
  • Kaniher duhet me dal n’kojshi me dit qka po ndodh te ti
  • Jeta pa shqiptar eshte si çaji pa lug. Ski me çka me perzi.
  • Sit dush fmia jot me ta zbardh ftyren..LEJA EMRIN “DOMESTOS”
  • 50 lypsarë te xhamia, dhe asnjë te institucionet laike/sekulare Qeveria, Parlamenti, Universiteti, Akademia,Rrjeti i Grave,Media se thjesht e dinë të gjithë se kush janë më humanët. Dhe prapë ‘të këqijtë e filmit’ mbesin fetarët’’
  • N’dit t’sotit ska njerz t’drejt, se krejt i ka gerrbav kompjuteri.

Mendoj që nuk dola prej rendit dhe vendit. Besimtarë dhe besimtare Allahu ju ruajt.

Ulvi F.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit