2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Dikur lufta, e tani koha me Korona Virus

Më të lexuarat

… nji sahat para se me na nxjerrun prej shpije, nana e kish pjekun buken. Ashtu te vale’ e nxorri prej furres dhe na e ndajti veç nga nji copeze; se helbete ishim kallaballek! Pa e marue koren e mrame, dikush i ra deres me shqelm … nana e luajti namazbezin si me dashte me e fshehun friken qe ja bani qull ballin …

Baci dul i pari! Neve na u pre koha!
Kur u kthye, me qetesine e fisme i zgidhi ma te butat fjale, per me na thane se ka ardhe koha, votren tone me e lane …
Prej asaj dite, per mue buka kurre ma se ka pase shijen e qetesise! Gjithe, ma ka kujtu ikjen, terrin e shpresen e thyeme!

Amaaaaa,

dje, n’darke vone, teksa po numroja gabimet dhe lshimet e mija, te cilat mund te ishin ba sebep per ardhjen e kesaj flame – qe po na i shkund rranjet; lexoj nji mesazh:

“Fjolle je larg shpise, a ke ushqime per keto dite – jam Dhurata!”

U nalen krejt akrepat. U treten tana dyshimet!
Ka shprese, hala – i thash vetit!

s’mbaj mend sa here e kam lexu ate rresht … s’mbaj mend sa here i kam kerkue t’falun Zotit per lshimet, harresen e mosmirenjohjen ndaj t’Dhanunes se Tij;

Sa ngatrrestare paskemi pase qene! Sa t’syperfaqe’shem jena ba! Sa te paditun … sa bote e dalldisun!

ne dite si keto, njeriu e dashunon edhe ma forte njeriun! Pa hile! Shtrengueshem!

ne dite si keto, fat qenka me pase ngat Zemra t’ngrohta qe i hedhin ereza paqtimi xhanit tone te trazuem; me pase afer Zemra qe me zemren e tyne i shlyejne kujtimet e oreve te errta … zemra qe ujisin qiellin e botes tone, me fjale e pune te mira! Zemra qe rriten me zemer e Dashni t’kullueme!

* tash e kuptoj se pse Nana na thote perdite se asht naltu veç ai qe ka fal e lehtsu!

Fjolla Spanca
#kujtimenekohnateturbullueme

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit