Ky tregim ka ndodhur në kohën e “shahut” të Iranit.
I ka ftuar Shahu dijetarët sunnij dhe ata shi’itë, në mënyrë që t’i bashkojë ata mes vete dhe të shikoj se ku është dallimi mes tyre.
Dijetarët Shi’itë erdhën që të gjithë, ndërsa nga dijetarët Sunnijë nuk erdhi pos njërit, bile edhe me vonesë.
Pasi hyri tek ata, me vete kishte marr edhe këpucët e tij nën sqetull.
Dijetarët Shi’itë shikuan drejt tij dhe thanë: “Pse hyn tek Shahu duke marrë me vete këpucët e tua?”
Dijetari Sunnij u përgjigj: “Kam dëgjuar se Shi’ijat në kohën e Muhammedit, alejhi selam, kanë vjedhur këpucë!”
Dijetarët shi’itë thanë: “Në kohën e Muhamedit, alejhi selam, nuk ka pasur shi’ia!
Dijetari sunnij tha: “Atëherë debati mbaroi, nga e keni sjellur shi’izmin e juaj?!”
Përktheu: Valdet Kamberi