2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Dijetarët muslimanë në Algjeri reagojnë për situatën në botën islame

Më të lexuarat

ALGJERI (AA) – Bashkësia e Dijetarëve Muslimanë Algjerianë ka dënuar përpjekjet për “përhapjen shiite” në botën islame dhe sulmet e kryera kundër muslimanëve sunnitë në Irak, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga kjo bashkësi reagohet në lidhje me situatën në Jemen, Irak dhe Siri.

Në deklaratë theksohet se në luftën e Jemenit po ushqehet “tendenca për sektarizëm” dhe dënohen përpjekjet për “përhapjen e shiizmit” në botën islame. Gjithashtu iu bëhet thirrje “personave që kanë arsye dhe besim që këtë problem ta zgjidhin duke i shërbyer Islamit.”

“Dënojmë sulmet kundër muslimanëve në Irak dhe dëbimet kundrejt këtyre njerëzve”, thuhet në deklaratë duke u vënë në dukje se fokusimi në dimensionin sektar do të rikthente për muslimanët “rrënimin dhe pikëllimin.”

Ndërsa në lidhje me situatën në Siri në deklaratë janë shprehur reagimet kryesisht për vendosjen në objektivin e sulmeve duke u vrarë fëmijët, gratë, të moshuarit dhe goditjen e shkollave, spitaleve dhe të xhamive në Halep dhe në Idlib.

Bashkësia e Dijetarëve Muslimanë Algjerianë u themelua më 5 maj të vitit 1935 nën udhëheqjen e Abdulhamid ibn Badis. Bashkësia aktualisht në vend njihet si komuniteti më i madh i lidershipeve fetare algjeriane.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit