Xhamia Qendrore në Prishtinë pritet që shumë shpejt të fillojë të ndërtohet.
Kjo vjen pas takimit që pati sot myftiu i Kosovës Naim Tërnava me drejtorin e përgjithshëm të Dijanetit z. Edral Atalai.
Të dy palët pas takimit vlerësuan lartë bashkëpunimin që kanë këto dy institucione, ku mes tjerash z. Edral Atalai potencoi se ky takim është i një rëndësie më të veçantë për faktin se janë më afër njohjes së proceduarve për fillimi e ndërtimit të Xhamisë Qendrore.
Ai më tutje tha se xhamia do të ndërtohet nga Drejtoria për Menaxhimin e Vakëfeve të Dijanetit./Mesazhi.com/