Xhamia e fshatit Vërboc të komunës së Drenasit është djegur dhe demoluar gjatë ditës. Por përveç kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcit dhe deputetes së PDK-së nga kjo komunë, Ganimete Musliu, asnjë personalitet politik dhe as ndonjë institucion shtetëror nuk ka reaguar.
Madje as Bashkësia Islame e Kosovës.
Por ndryshe do të ishte sikur një gjë e tillë do të ndodhte me ndonjë kult të ndonjë besimi tjetër.
“Dëmtimi më qëllim, i një objekti të kultit fetar ndër me të vjetrat në Drenicë në këtë kohë pandemie globale dhe afër muajit të shenjtë të Ramazanit, janë veprime dashakeqe e kriminale që dëmtojnë rëndë tolerancën fetare që ka Drenasi”, thuhet në reagimin e kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci,
Ai ka ftuar organet e rendit të sigurisë publike, të marrin masat e duhura për zbardhjen sa me të shpejtë të këtij rasti.