-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Digjet” tarifa e Rrugës së Kombit, çfarë ka mbetur prej sporteleve (VIDEO)

Më të lexuarat

Në videot e mëposhtme shikohen gjendja aktuale e Rrugës së Kombit pas protestës së dhunshme. Gazetarja e Fax News, Klaudja Karabolli raporton nga Kukësi se protestuesit janë tërhequr për një moment nga sportelet duke i lënë ata krejtësisht të shkatërruar.

Siç shihet në pamjet e mëposhtme gjithçka është e prishur dhe ajoçfarë ka mbetur janë copëzat e sporteleve.

Që në orët e para të mëngjesit banorët janë mbledhur në traun e Rrugës së Kombit për të protestuar ndaj tarifës së vendosur nga qeveria.

“Nuk do lejojmë drejtuesit e mjeteve të kalojnë. Jemi të gatshëm të kemi një marrëveshje për heqjen e tarifës. Nuk e dimë sa do të zgjasë protesta. Duhet të vijë qeveria këtu,”- shprehen ata.

Ata kanë kërkuar që një përfaqësues nga qeveria të shkojë pranë tyre dhe të jepet garancia se tarifa e vendosur nga qeveria për kalimin në këtë rrugë do hiqet.

Nga protesta e dhunshme kanë mbetur 12 efektivë policie të lënduar, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

https://youtu.be/eNeedH4mKpU

https://youtu.be/Cpf5Q8adfEQ

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit