4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Dieta mesdhetare, dieta më e mirë për shëndetin

Më të lexuarat

Pothuajse çdo muaj dalin dieta të reja, por dieta mesdhetare është cilësuar nga specialistët si dieta më e mirë. Ajo “të zgjat jetën”, pasi konsiston në ushqime që plotësojnë kërkesat ditore për minerale dhe vitamina. Gjithashtu kjo dietë është një dietë e balancuar e përbërë kryesisht nga frutat, perimet, drithërat dhe vaji i ullirit.

Kjo është dieta e vendeve mesdhetare si Italia, Greqia, Spanja dhe Franca jugore. Ushqimi bazohet në traditën e kuzhinës së këtyre vendeve ku bëjnë pjesë drithërat, mishi, peshku, perimet, frutat, qumështi dhe vezët.

Përbërësi kryesor i kësaj diete është vaji i ullirit. Nëse ky vaj përdoret në sasinë e duhur është një mik shumë i mirë i shëndetit pasi ai përmban sasi të konsiderueshme antioksidantësh.

Vaj ulliri përdoret si në sallatë ashtu edhe për të gatuar. Duhet që vaji i ullirit të jetë cilësor dhe nëse përdoret me sallatë duhet përzjerë me lëng limoni ose uthull. Atë mund ta përdorni për peshkun apo gatime të tjera gjithashtu.

Studime të shumta kanë treguar se dieta mesdhetare ndihmon për të reduktuar nivelin e kolesterolit, nxit funksionin e rregullimit te zorrëve për shkak të fibrave që përmbajne ushqimet.

Antioksidantët përveç përmirësimit të shëndetit të enëve të gjakut frenon procesin e plakjes së parakohshme të qelizave.

Rreth 30 per qind e atakeve kardiake, bllokimit te arterieve dhe vdekjeve nga problemet në zemër mund te parandalohen nëse ushqehemi sipas dietës mesdhetare, e cila eshte e pasur me vaj ulliri, arra, fasule, peshk, fruta dhe perime.

Personat që ndjekin këtë dietë kanë më pak risk për t’u prekur nga sëmundje të zemrës.

Dr. Steven E. Nissen, shefi i Departamentit të Mjekësisë Kardiovaskulare në SHBA tha: “Mund të hash mirë dhe këndshëm në një dietë të balancuar me fruta, zarzavate dhe vaj ulliri dhe njëkohësisht mund të ulësh rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 30 per qind. Dhe ndërsa ul rrezikun, ti e shijon jetën”.

Pra dieta mesdhetare është një ndër mënyrat më të mira të të ushqyerit.

Përveç vajit të ullirit kjo dietë konsiston edhe në fruta e perime. Fibrat dhe vitaminat që përfitojmë nga frutat na ndihmojnë për të mos u sëmurur. Perimet si domatet, kungujt dhe kërpudhat janë ndër perimet më të përdorura në dietën mesdhetare. Sipas dietës mesdhetare mund të konsumoni disa herë fruta dhe perime gjatë ditës.

Një tjetër ushqim shumë i rëndësishëm, pjesë e dietës mesgjetare është peshku dhe prodhimet e detit. Peshku gatuhet me vaj ulliri dhe limon. Nëse do të ndiqni këtë dietë duhet të reduktoni disi konsumin e mishit te kuq.

Kjo dietë përmban gjithashtu drithërat dhe arrat. Konsumi i drithërave dhe arrave është i domosdoshëm pasi ato janë të pasura në fibra dhe acide yndyrore omega-3. Mund të konsumoni makarona, bukë arra dhe bajame të cilat kanë një ndikim shumë pozitiv për shëndetin.

Pjesë e rëndësishme janë arrat. Forma e vitaminës E që gjendet tek arrat është e rrallë dhe shumë e ushqyeshme. Arrat sigurojnë një nivel jashtëzakonisht të lartë të vitaminës E në formën e gamma-tocopherol. Sidomos për shëndetin kardiovaskular tek meshkujt, kjo formë e vitaminës E i mbron ata nga problemet me zemrën.

Arrat kanë veti antioksidante dhe anti-inflamatore dhe përdoren për metabolizmin, për problemet me zemrën dhe për diabetin e tipit 2, po ashtu ulin rrezikun e prekjes nga kanceri i prostatës dhe ai i gjirit.

Për më shumë se një dekadë faktet shkencore kanë treguar se konsumimi i përditshëm i arrave ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës duke përmirësuar elasticitetin e enëve të gjakut. Studimet tregojnë se arrat kanë veti në uljen e kolesteroli LDL (kolesterolit të keq).

Produktet e qumështit janë një pjesë e rëndësishme e kësaj diete. Djathi dhe kosi i dhisë dhe i deles janë ndër më të përdorurit. Ndërsa në vend të gjalpit, këshillohet konsumi i vajit të ulliri. Përdorimi i qumështit dhe i kosit ju ndihmon për të marrë kalciumin në organizmin tuaj, një element shumë i rëndësishëm.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit