19.5 C
Pristina
Tuesday, July 2, 2024

Dieta e VIP-ave, ha 8 orë dhe agjëro 16 orët e tjera. Provat që funksionon

Më të lexuarat

Ajo është një prej dietave më të preferuara në “Hollywood” dhe emra të tillë si Nicole Kidman apo Hugh Jackman betohen se funksionon vërtetë.
Përgjatë këtyre muajve të fundit, ‘guru’-të e fitnesit dhe nutricionistët profesionistë kanë përfitime të mëdha nga e ashtuquajtura “dieta tetorëshe”.
Planifikimi i saj parashikon që njerëzit të hanë përgjatë 8 orëve të ditës e të agjërojnë gjatë 16 orëve të tjera. Kjo i jep mundësi organizmit të nisë procesin e djegies së kalorive.
Fansat e një mënyre të tillë të të ushqyeri parapëlqejnë të ndjekin këtë plan. Mëngjesin e konsumojnë në orën 10, drekën në 14 dhe darkën në 18 pasdite, e pas kësaj nuk hanë më asgjë, gjë që i lejon trupit 16 orë pushim.
Duke praktikuar këtë lloj agjërimi, stomakut dhe zorrëve u jepet kohë e mjaftueshme për të tretur ushqimin, për t’u qetësuar e për t’u shëruar.
Nutricionistët këmbëngulin se një praktikë e tillë lehtëson edhe procesin vetëpastrues të organizmit dhe shtron ritmin e rigjenerimit, ndërsa redukton nga ana tjetër inflamacionet e brendshme. Ajo ul po kështu nivelin e faktorit të rritjes, të ngjashëm me insulinën “IGF-1”, i cili lidhet me plakjen, avancimin e tumoreve dhe rrezikun e kancerit./panoramaplus

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit