21.3 C
Pristina
Saturday, July 13, 2024

Një infeksion “mishngrënës” po përhapet në Japoni

Më të lexuarat

Numri i rasteve të sindromës së shokut toksik streptokoksik (STSS), i cili konsiderohet “potencialisht fatal” dhe i shkaktuar nga bakteret “mishngrënëse”, ka arritur nivelin më të lartë në Japoni

 Numri i rasteve të sindromës së shokut toksik streptokoksik (STSS), i cili konsiderohet “potencialisht fatal” dhe i shkaktuar nga bakteret “mishngrënëse”, ka arritur nivelin më të lartë në Japoni, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e Institutit Kombëtar të Sëmundjeve Infektive (NIID) thuhet se numri i rasteve të STSS në vend ka arritur në 977 në fillim të qershorit të këtij viti.

Thuhet se në të njëjtën periudhë të vitit 2023 janë regjistruar 941 raste. Numri i rasteve ka arritur në “nivel rekord” që nga viti 1999, kur filloi të mbahej evidenca.

Raportohet se sëmundja shkaktohet nga bakteret “streptococcus pyogenes” dhe shpesh shoqërohet me dhimbje të fytit dhe më pas mund të çojë në nekrozë të gjymtyrëve dhe dështim të shumë organeve.

Rastet e infeksionit të shkaktuara nga lloje më vdekjeprurëse dhe ngjitëse të baktereve raportohen gjithnjë e më shumë, veçanërisht në rajonin Kanto me qendër në kryeqytetin Tokio.

Gjithashtu thuhet se ka shqetësim për rritjen e numrit të rasteve.

/AA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit