4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Dielli do të shuhet pas një kohe! Ja çfarë thotë Kurani, ndërsa shkenca…

Më të lexuarat

Edhe dielli udhëton për në kufirin e vet (në cakun përfundimtar). Ai është (udhëtim) përcaktim i ngadhnjyesit, të dijshmit. (Sureja Ja Sin, 38)

Dielli është duke emetuar nxehtësi për rreth 5 miliardë vjet si rezultat I reaksioneve të vazhdueshme kimike që ndodhin në sipërfaqen e tij. Në një moment të përcaktuar nga Allahu në të ardhmen, këto reaksione do të përfundojnë dhe Dielli do të humb të gjithë energjinë e tij dhe do të fiket. Në këtë kontekt, ajeti I mësipërm mund të jetë referim për përfundimin e energjisë së Diellit një ditë. (Allahu e di më së miri).

Fjala Arabe “mustaqarrin” në ajet i referohet një vendi dhe kohe të caktuar. Fjala “tajree,” e përkthyer si “udhëton” mbart kuptime të tilla si “të lëvizë, të veprojë me shpejtësi, të rrjedh”. Nga kuptimi I fjalëve duket se Dielli do të vazhdoj shtegtimin e tij në kohë dhe hapësirë, por se kjo lëvizje do të vazhdoj deri në një kohë të veçantë të paracaktuar. Ajeti “Kur dielli të jetë mbështjellur (dhe errësohet)” (Sureja Tekëir, 1) e cila shfaqet në përshkrimet e Kiametit (përfundimit të botës) na tregon se një kohë e tillë do të vijë. Koha specifike është e njohur vetëm te Allahu.

Fjala Arabe “taqdeeru,” e përkthyer si “udhëtim, përcaktim” në ajet përfshin kuptime të tilla si “për të emëruar, përcaktuar fatin e diçkaje, matur”. Nga kjo shprehje në ajetin 38 të Sures Ja Sin na është bërë e ditur se periudha e jetës së Diellit është e kufizuar për një periudhë specifike të caktuar nga Allahu. Ajete tjera të Kur’anit në lidhje me këtë temë tregojnë:

All-llahu është Ai që ngriti qiejt pa ndonjë shtyllë. Ju i shihni ato. Ai mbizotëroi Arshin dhe nënshtroi diellin e hënën që çdo njëri udhëton deri në një afat të caktuar; Ai rregullon çështjen (e gjithësisë), sqaron argumentet, që të jeni të bindur për takimin (pas ringjalljes) me Zotin tuaj. (Sureja Rra‘d, 2)

Ai është që zgjat natën në pjesë të ditës dhe e zgjat ditën në pjesë të natës, i nënshtroi diellin dhe hënën që secili lëviz (udhëton) deri në afatin e caktuar. Ky është All-llahu, Zoti juaj, i tërë sundimin është i Tij, e ata që i lutni në vend të Tij, nuk posedojnë as sa një cipë (e hurmave, fije). (Sureja Fatir, 13)

Ai krijoi qiejt e tokën me qëllim të caktuar; Ai natën mbështjell (vendi të) ditës dhe ditën ia mbështjell natës; Ai nënshtroi diellin dhe hënën, që secili lëviz deri në një afat të caktuar, pra Ai është ngadhënjyesi, mëkatfalësi. (Sureja Zumer, 5)

Përdorimi i fjalës “musamman” në ajetin e mësipërm tregon se periudha e jetës së Diellit është e caktuar për një “kohë specifike”. Analiza shkencore lidhur me përfundimin e Diellit e përshkruan atë se çdo sekondë, 4 milion ton të materies shndërrohen në energji 1 dhe thotë se Dielli do të vdes kur kjo lëndë djegëse të shpenzohet 2.

Nxehtësia dhe drita e emetuar nga Dielli është energjia e liruar kur materia konsumohet ndërsa bërthama e hidrogjenit shndërrohet në helium në procesin e përzierjes nukleare. Energjia e Diellit, dhe si pasojë edhe jeta e tij, kështu do të vijë në një fund sapo kjo lëndë djegëse të shpenzohet (Allahu e di më së miri). Një raport I titulluar “Vdekja e Diellit” nga BBC Neës Science Department thotë:

… Dielli do të vdes gradualisht. Ndërsa bërthama e yllit përplaset nga brenda përfundimisht bëhet mjaft e nxehtë për të ndez edhe një nga atomet e saj përbërëse, heliumin. Atomet e heliumit ndezen së bashku për të formuar karbonin. Kur të përfundoj furnizimi me helium qendra përplaset përsëri dhe atmosfera fryhet. Dielli nuk është masiv sa duhet për të rindezur plotësisht bërthamën e tij për të tretën herë. Kështu që vazhdon me zgjerimin e atmosferës së tij në një seri shpërthimesh…Bërthama që po vdes formon një xhuxh të bardhë – një diamant sferik i madhësisë së Tokës, I përbërë nga karboni dhe oksigjeni. Nga kjo pikë e tutje Dielli gradualisht do të venitet, duke u bërë gjithmonë e më I zbehtë derisa drita e tij të shpenzohet në tërësi. 3

Një dokumentar I quajtur gjithashtu “Vdekja e Diellit”, emetuar nga National Geographic TV, jep përshkrimin vijues:

Ai (Dielli) prodhon nxehtësi dhe mbështet jetën në planetin tonë. Por sikurse njerëzit edhe Dielli ka një jetëgjatësi të kufizuar. Ndërsa ylli ynë moshohet do të bëhet më I nxehtë dhe do të zgjerohet, duke avulluar të gjitha oqeanet tona dhe shkatërruar të gjithë jetën në planetin Tokë…Ndërsa vjetrohet Dielli do të bëhet më I nxehtë dhe do të djeg lëndën djegëse më shpejt. Temperaturat do të rriten duke zhdukur ekzistencën e kafshëve, avulluar oqeanet tona dhe zhdukur gjithë jetën bimore…Dielli do të bymehet dhe bëhet një yll I kuq gjigant, duke gëlltitur planetet në afërsi. Tërheqja e tij gravitacionale do të dobësohet dhe ndoshta do të lejoj Tokën të largohet. Deri në fund do të tkurret në një yll të vogël duke emetuar një shkëlqim të dobët për qindra miliardë vjet. 4

Tek në kohët e fundit shkencëtarët kanë zgjidhur strukturën e Diellit dhe kanë zbuluar atë që ndodh brenda tij. Para kësaj, askush nuk e dinte se si Dielli fitonte energjinë e tij apo se si emetonte nxehtësinë dhe dritën. Mënyra se si një masë e tillë gjigante e energjisë do të shpenzoj të gjithë energjinë e tij një ditë dhe përfundoj ishte shpallur para 1400 vite në Kur’an tregon praninë e një diturie madhështore. Kjo dituri I takon Zotit tonë, dituria e të Cilit përfshin çdo gjë. Një ajet tjetër në Kur’an shpall:

“… Me dijen e Tij Zoti im ka përfshirë çdo send, a nuk e merrni me mend?” (Sureja En‘am, 80)

1 http://en.wikipedia.org/wiki/Sun

2 http://en.wikipedia.org/wiki/Sun

3 http://www.bbc.co.uk/science/space/stars/death/index.shtml

4 “Death of the Sun”, National Geographic Channel, 20 March 2006, director: Rabinder Minhas,part no. 25, season 3.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit