1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Dialogu Kosovë-Serbi vazhdon më 7 dhe 8 shtator

Më të lexuarat

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë pritet të takohen në Bruksel më 7 dhe 8 shtator, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, të cilin po e lehtëson Bashkimi Evropian.

Takimin e konfirmuan burimet diplomatike në Bruksel, duke thënë se agjenda e bisedimeve nuk është caktuar ende.

Takimi pritet të jetë në nivel të shefave të ekipeve negociuese.

Delegacionin e Kosovës do ta kryesojë zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, ndërsa atë të Serbisë drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, ka biseduar përmes telefonit me të dy kryenegociatorët pikërisht për të përgatitur takimin e tyre të radhës.

“Pata diskutime përmbajtjesore, të ndara, me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe me drejtorin e Zyrës së Serbisë për Kosovën, Petar Petkoviq, rreth përgatitjeve për takimin e radhës në nivel të kryenegociatorëve”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Takimi i ekipeve të Kosovës dhe Serbisë pritet të shërbejë edhe për të përgatitur një takim në nivël të lartë midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Edhe ky takim pritet të zhvillohet gjatë muajt shtator, por data për të nuk është caktuar ende.

Takimi i fundit në nivel të lartë është zhvilluar më 19 korrik, por ai nuk ka prodhuar asnjë rezultat konkret.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit