2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Dialogu Kosovë-Serbi, ShBA-të dhe Gjermania kërkojnë hapa konkret dhe përkushtim

Më të lexuarat

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet pa vonesa të zbatojnë obligimet e dala nga dialogu i Brukselit.

Ai në Samitin e Kosovës për Paqe dhe Demokraci, tha se mbështesin Kosovën në aspiratat e saja për anëtarësim në Bashkim Evropian dhe NATO.

“Mesazhi ynë është i qartë se duhet angazhim për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi me synim përfundimtar njohjen e ndërsjellë. Ky mbetet synimi i qartë i SHBA-së…Presim të dy qeveritë të veprojnë në përputhje me të gjitha obligimet e marra në dialog. Presim të marrin dialogun seriozisht.

Një nga gjërat që më befason është ky supozim nga akterë të ndryshëm në Kosovë se ka rrugë tjetër pos dialogut. Sugjerimi se nëse amerikanët, gjermanët, zgjedhin të favorizojnë atëherë bëjnë me gishta apo shkop magjik e largohen problemet. Bota nuk punon ashtu”, tha Hovenier.

Ambasadori amerikan theksoi se nevojën edhe respektimit të të drejtave të minoriteteve në Kosovë. Hovenier ka thënë se duhet një përkushtim i ri më energjik në dialog.

“Ajo që na duhet është serioziteti dhe qëllimi në dialog. Duhet qasje e re më energjike nga të dyja palët. Negociuesit më të suksesshëm gjithmonë mendojnë për situatë ‘fitim-fitim’. Mendojnë si të marrin diçka, por edhe kolegu i tyre të marrë diçka që të jetë i kënaqur. Është proces. SHBA-ja dëshiron të shohë këtë por pa kompromentuar themelet e Kosovës.

S’do të ishte asnjë fitore çdo ndryshim në sovranitetin, pavarësinë apo integritetin territorial apo demokracinë e Kosovës. Por, nuk është edhe fitore kur minoriteteve nuk u respektohen të drejtat”, tha Hovenier.

Ndërkaq, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka kërkuar nga qeveria që të bëjë hapa konkret për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Rohde tha se ky veprim është thelbësor për integrimin e serbëve në institucionet kosovare.

Ambasadori gjerman nënvizoi nevojën që Kosova dhe Serbia të zbatojnë Marrëveshjen Bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit