1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Dialogu Kosovë-Serbi, Chollet pas takimit me Lajçakun: Angazhim i përbashkët për shtensionimin e situatës

Më të lexuarat

Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka takuar të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Chollet në një postim në Twitter shkruan se kishte një takim të mirë me të dërguarin e BE-së për siç tha angazhimin e përbashkët për shtensionimin e situatës në Kosovë dhe Serbi.

“Takimi i mirë me Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak për angazhimin e përbashkët për deskalimin e situatës në Kosovë dhe Serbi dhe mbështetjen e rrugës së Ballkanit Perëndimor drejt integrimit në BE”, shkruan Chollet.

Ndryshe, sot shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka bërë të ditur se i ka ftuar në takim urgjent në Bruksel, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Borrell ka kërkuar shtensionimin e menjëhershëm të situatës, zgjedhje të reja në veri me pjesëmarrjen e serbëve. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit