1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Diabeti ndikon në koncentrim dhe ndjenja

Më të lexuarat

EveryDay Health shkruan se trupi i personave me diabetin e tipit l nuk mund të prodhojë insulinën në mënyrë të pavarur, ndërsa personat me diabetin e tipit 2 duhen të rregullojnë nivelin e insulinës, sepse trupi i tyre nuk është në gjendje të prodhojë sasinë e mjaftueshme të insulinës.

“Ndryshimet e nivelit të sheqerit në gjak ndikojnë në gjendjen shpirtërore të të gjithë njerëzve, ndërsa te personat, të cilët janë të sëmurë nga diabeti, ato ndryshime dukshëm janë më të shpeshta”, transmeton EveryDay Health deklaratën e dr. Vivian Fonseca.

Hiperglikemia (niveli i lartë i sheqerit në gjak) mund të reduktojë aftësinë e koncentrimit dhe të rrisë tensionin. Hipoglikimia (niveli i ulët i sheqerit në gjak) mund të nxisë nervozizëm, madje edhe sjellje agresive.

Nëse vuani nga diabeti dhe nuk dini se si të përballeni me ndryshimet e gjendjes shpirtërore, këshillohuni me mjekun./kohaislame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit