Ushqimet e dëmshme për trurin

0
42

Sipas një lajmi të botuar në revistën “Reader’s Digest”, këto janë ushqimet të cilat dëmtojnë trurin:

Sheqeri: krahas trashimit të belit tuaj sheqeri nëse konsumohet së tepërmi mund të ndikojë negativisht tek truri juaj. Sipas një studimi të realizuar nga Universiteti Kalifornisë bëhet e ditur se minjtë e ushqyer me shurupin me sheqer të misrit kanë paraqitur një ngadalësim në të mësuar, është vënë re humbje kujtese dhe nuk kanë mundur të gjejnë drejtimin brenda labirintit. Bashkë me të, minjtë të cilëve iu dhanë edhe acidet omega 3 bashkë me shurupin e misrit nuk paraqitën të njëjta shenja. Specialistët mendojnë se tek minjtë e ushqyer vetëm me shurup misri vihet re një ulje e aktivitetit të trurit. Gjithashtu u zbulua se disa acidë yndyrore omega 3 mbrojnë trurin nga efektet negative të shurupit të misrit. Për këtë arsye specialistët sugjerojnë qëndrimin larg konsumit të sheqerit dhe pasurimin e ushqyerjes me arrë, peshk salmon, fasule soje dhe fare keteni.

Mishi i kuq dhe gjalpi: bazuar në një studim të publikuar në revistën “Annals of Neurology” dhe të zhvilluar nga Universiteti i Harvardit theksohet se ushqyerja me yndyra të ngopura dëmton funksionet e trurit. Specialistët diskutuan rreth zakoneve të ushqyerjes dhe analizuan funksionet e trurit të afërsisht 6 mijë femrave gjatë 4 viteve. Në funksionet e trurit të femrave të ushqyera me yndyra të ngopura është vënë re një ulje dhe rënie në testin e kujtesës. Nga ana tjetër femrat të cilat konsumonin yndyra të pangopura paraqitën një performancë më të mirë të testin e kujtesës. Mos hiqni dorë nga konsumimi i të gjitha produkteve me yndyrë, preferoni qumështin, kosin, djathin apo produktet shtazore pa yndyrë. Konsumoni dhe produkte të pasura me proteina.

Patatinat, picat e të tjerat: a e dëmtojnë trurin e fëmijës produktet e gatshme si patatinat, fastfoodet? Në vitin 2011 është zhvilluar një studim mbi 4 mijë fëmijë dhe është vënë re se fëmijët të cilët ushqeheshin vazhdimisht me produkte të tilla paraqitën një rënie të lehtë të IQ në krahasim me fëmijët që ushqeheshin në mënyrë të shëndetshme. Mundësitë e ushqyerjes së zgjuar janë shumë të rëndësishme në procesin e zhvillimit të trurit. Ju duhet t’i jepni fëmijëve pordukte të shëndetshme edhe kur ato bëjnë naze dhe zgjedhin ushqimin. Në vend të produkteve të përpunuara, gurabijeve dhe patatinave mund t’i jepni feta djathi apo kos me fruta.

Çamçakëzi: a e dëmton apo e forcon trurin tuaj fryrja e tullumbaceve me çamçakëz? Gjenden studime të ndryshme rreth kësaj teme. Sipas një studimi të publikuar në revistën “Quarterly Journal of Experimental Psychology” bëhet e ditur se përtypja e çamçakëzit gjatë mësimit përmendësh ndikon negativisht në kujtesën afatshkurtër. Specialistët gjithashtu mendojnë se çamçakëzi ndikon në humbjen e përqendrimit. Ndërsa një studim tjetër ka treguar se gjendet një lidhje pozitive në mes përtypjes së çamçakëzit dhe funksioneve mendore. Tashmë është në dorën tuaj të mbani apo jo çamçakëz. Siç e shihni edhe studimet paraqesin rezultate të ndryshme. Por, mos harroni të shndërroni në zakon aktivitetet e përditshme si gjumi i mjaftueshëm, pirja e ujit dhe lojërat e kujtesës.

Ushqyerja me pak karbohidrate: minimizimi i karbohidrateve krahas uljes së energjisë dhe gjendjes suaj emocionale mund të ndikojë dhe në pakësimin e fuqisë së trurit. Universiteti Tufts realizoi një studim me mbi 19 femra të moshës 22-55 vjeç dhe panë se tek femrat të cilat ushqeheshin me pak ose aspak karbohidrate vihej re një rënie e konsiderueshme në testet e kujtesës. Karbohidratet nuk janë të dëmshme. Trupi juaj ka nevojë për karbohidrate për të mundësuar lëndët djegëse për trurin. Prandaj mos minimizoni karbohidratet dhe bëni zgjidhje të shëndetshme si buka me drithëra./kohaislame/