Rreth 10 mijë dhurata janë planifikuar të shpërndahen për fëmijët gjithandej Kosovës për festën e Bajramit.
“Dhurata e Bajramit”, një iniciativë vullnetare jo profitabile, synon gëzimin e sa më shumë fëmijëve në këtë kohë të pandemisë.
Dhuratat mund të porositen online, ndërsa çmimi i tyre është simbolik.
Njëri nga iniciatorët e këtij aktiviteti, Gazmend Gjota, ka thënë se deri tani kanë bashkëpunëtorë në 14 komuna të Kosovës, dhe se interesimi për dhurata është mjaft i madh.
“Për momentin kemi vullnetar bashkëpunëtor në 14 komuna, Gjakovë, Gjilan, Istog, Klinë, Fushë-Kosovë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Skenderaj, Suharekë, Ferizaj, Vushtrri, Mitrovicë e jugut, Junik, Hani i Elezit. Ndërsa me shërbim postar po e mbulojmë tërë territorin e Kosovës”, tha ai.
Gjota pohoi se janë në pritje që të krijojnë kontakte edhe në disa komuna, pasi që kanë hapur procesin e rekrutimit të vullnetarëve.
Gjithashtu, ai tregoi se dhurata përmban 13 artikuj ushqimor, çokolata, keka-ëmbëlsira, biskota, bombone gumi, pjekurina, patatina.
“Ju njoftojmë se ky nuk është aktivitet tregtar ekonomik, por vetëm ndërmjetësim që ta keni një çmim sa më të lirë të mundshëm dhe një pako me dizajn unik. Aktiviteti është 100% humanitar, jo profitabil”.
Ndërkohë, nga objektivi prej 10 000 dhuratave, për më pak se 48 orë, 7700 janë porositur apo 77%.
Dhuratat për festën e Bajramit mund të porosisni online duke klikuar KËTU.