-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Dhunojnë vajzat 12-vjeçe, për të shëruar sidën

Më të lexuarat

Banorët e një zone rurale të territorin e Eastern Cape në Afrikën e Jugut praktikojnë një traditë të pazakontë, e cila shkatërron jetën e fëmijëve. Burrat e moshuar nga fisi Ksosa rrëmbejnë vajzat e reja, madje edhe ato që kanë vetëm 12 vjeç, i dhunojnë dhe martohen me ato duke besuar se seksi me vajzat e reja ua shëron sidën, raporton CNN.

Kjo traditë, të cilën e quajnë “ukutvala”, që do të thotë “të marrësh”, është aplikuar për dekada të tëra. Autorët e krimeve nuk janë të vetëdijshëm se shkelin ligjin, ndërkohë që shumë vajza merren me pëlqimin e prindërve. Gjithë këtë situatë e komplikon bindja e cila ka lindur kohët e fundit e seksi me virgjëreshat mund ta kurojë sidën (AIDS).

Në filmin dokumentar “Ukutvala – virgjëria e vjedhur,” një vajzë nga fshati Lusikisiki tregon se si u bë viktimë e traditës mizore.

“Një fqinje erdhi dhe më pyeti nëse dëshiroja të martohem, kurse unë i thashë, nuk dua. Ajo mu përgjigj se në qoftë se unë refuzoj, disa njerëz do të vijnë dhe do të më marrin me dhunë dhe do të më rrahin. Mëngjesin e nesërmen erdhi dhe më dërgoi pranë lumit, ku na prisnin shtatë persona. Pastaj, njëri nga ata më dërgoi në shtëpinë e tij dhe më përdhunoi, duke më thënë se tashmë jemi të martuar”, ajo ishte një vajzë.

Organizata WAC (Fushata Botërore kundër AIDS) është duke u përpjekur për të ndihmuar vajzat e tilla, të cilët për shkak të martesave të dhunshme braktisin shkollën, kurse shumë prej marrin virusin HIV nga “partneri bashkëshortor”.

Për ato vajza që marrin guximin të ikin nga “martesat” e dhunshme, është hapur Shtëpia e Sigurt pranë Kishës Metodiste në Lusikisiki. Atje, punëtoret sociale u ndihmojnë atyre për të luftuar kundër traumave dhe më vonë të adaptohen në shoqëri.

Aktivistja e WAC, Nombasa Gksu thotë se familjet shpesh nuk i pranojnë vajzat e tyre kur ato kthehen.

“Ato refuzohen nga shoqëria, sepse i konsiderojnë si vajza rebele dhe kokëforta, të cilat nuk i respektojnë prindërit dhe rregullat e tyre, as rregullat shoqërisë”, thotë Gksu. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit