-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Dhunimi i xhamisë në Bilisht, myftiu: Të gjenden autorët

Më të lexuarat

Pasi persona ende të panjohur kanë dhunuar xhaminë e Bilishtit, duke dëmtuar dritare e thyer xhamat, ka reaguar myftiu i rrethit Devoll, Artur Vrenozi. Ngjarja ndodhi dje, ndërsa shtoi se kishte qenë imami i xhamisë ai që kishte pari i pari se çfarë kishte ndodhur.

“Diten e djeshme kur erdhi imami i xhamisë i qendrës bilisht vërejti se ishte dëmtuar kanata e dritares. Është hera e pare që ndodh ky dhunim i rendomte. Brënda javës është hera e dyte qe ndodh dhunimi i objekteve të kultit, siç ishte dhe rasti në Dishnicë. Qëllimin nuk e dimë por ështe dhunim i rendomte. Na shqetëson shumë deri tani nuk ka autore nga ana e policise dhe kjo na shqeteson. Komisariati i Devollit i beri verifikimet shpresojme te gjejne autoret”, tha Vrenozi.

Ndërkohë, policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Burimi: BalkanWeb

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit