0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Dhuna ndaj grave në Perendim: I dashuri ia kafshon hundën sapo ishin ri-bashkuar

Më të lexuarat

Lynne Gough një grua e cila për vite të tëra qe abuzuar nga i shoqi i saj Nick, por këtë herë hunda e saj e kafshuar dhe e bërë për kirurgji ishte kulmi i këtij abuzimi.

Çifti pas 24 vitesh ndahet ata kishin 6 fëmijë. Ai kishte filluar të abuzonte me gruan që kur lindi fëmija e para madje e akuzoi atë që gjatë ditëve të qëndrimit në spital ajo kishte shkuar me një nga antarët e stafit.

Kështu ka vazhduar, madje duke ushtruar dhe dhunë fizike, ai kishte një xhelozi të sëmurë, nuk mund të përshëndesja anjë në rrugë, nuk kishim asnjë mik. Pas 24 vjet martesë vjen divorci dhe më pas gruaja jeton me një të dashur të ri i cili vdiq vetëm pas një viti nga një sulm në zemër.

Nick i kërkoi gruas duke iu lutur që të kthehej tek ajo pasi çdo gjë do të ndryshonte. Ajo e pranoi por ai morri hak vetëm disa ditë më vonë. E rrahu me grushta derisa fytyra e saj u mpi dhe pastaj filloi t’ia kafshonte hundën e saj e cila përfundoi në spital ne kirurgji. Tani hunda e saj është mirë madje ajo dhe mund të ndiejë erërat./gen.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit