Këshilltari shqiptar i presidentit Erdogan, Sabri Demiri ka shpërndarë sot një video në profilin e tij në të cilin shihet policia spanjolle duke ushtruar dhunë mbi qytetarët katalanas, të cilët kanë dalë në votime për një pavarësi nga Spanja.
Demiri e ka përcjellë videon në postimin e tij me një koment, në të cilin ai thotë se “Evropa po jep leksione për demokraci”, ku qartazi dallohet ironia.
Videoja e shpërndarë prej tij:
https://www.facebook.com/RepublicaCatal3/videos/1035622609873676/