0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

DHJETËRA TË VDEKUR NGA SHIRAT E RRËMBYESHËM NË PAKISTAN

Më të lexuarat

Zyrtarët pakistanez thonë se dhjetëra njerëz janë vrarë si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm në veriperëndim të Pakistanit.

Shirat kishin filluar gjatë natës së 3 prillit dhe ato kanë shkaktuar vërshime në shumë lokacione në provincën e Khyber Pakhtunkhwas dhe në Luginën Neelam, në Kashmir.

Të paktën 53 njerëz janë vrarë dhe 60 të tjerë janë pranuar nëpër spitale.

Zona më e goditur ishte distrikti Shangla, ku u raportuan 14 raste të vdekjes, pasuar nga rajoni Kohistan, ku si pasojë e vërshimeve dhe rrëshqitjes së dheut u vranë 12 njerëz, transmeton Rel.

Rreth 40 shtëpi janë shkatërruar në zona të ndryshme të kësaj province.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit