3.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Dhjetëra të lënduar e të arrestuar në Shkup: Gruevski vëzhgonte kamerat e Policisë, jepte urdhra si të veprohej!

Më të lexuarat

Dhjetëra qytetarë me lëndime të rënda trupore janë sjellë sonte në qendrën urgjente të Shkupit.

Të lënduar ka edhe nga qytetarët e edhe nga policët. Përveç të lënduarve janë mbi 20 persona të arrestuar.

Turmat e protestuesve janë shpërndarë nëpër qytet dhe policia është vënë në ndjekje të tyre, transmeton “Zhurnal”.

Jozyrtarisht mësohet se kryeministri Nikolla Gruevski, nga baza e vëzhgimit të kamerave të Policisë së Shkupit i ka ndjekur protestat dhe ka dhënë urdhër se si të veprohet.

Nuk dihet nëse do të arrijë që protesta të vazhdojë deri në mëngjes ose sonte do të marrë fund.

Në bulevardin “Ilinden” nuk ka më protestues pasi Policia i ka shtyrë ata drejt rrugës “Goce Dellçev”.

Qytetarët vazhdojnë të hedhin fishekzjarrë dhe të brohorisin “vrasës”, “dorëheqje” dhe “largohuni”.

Flamujt të cilët ishin ulur në gjysmështizë nga protestuesit sërish janë ngritur në nivelin e duhur tek objekti i Qeverisë. /Zhurnal/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit