1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Dhjetëra pemë ulliri të shkulura nga Izraeli në Bregun Perëndimor

Më të lexuarat

Forcat izraelite shkatërruan sot rreth 150 pemë ulliri në Bregun Perëndimor të okupuar, bëri të ditur një fermer palestinez, raporton Anadolu Agency (AA).

“Forca izraelite dhe buldozerë sulmuan tokën tonë dhe copëtuan pemë ulliri të mbjella 10 vjet më parë”, tha për AA, Mohammad al-Deik nga fshati Kafr al-Dik, në perëndim të qytetit Salfit në Bregun Perëndimor.

Ai tha se ushtria izraelite pretendoi se pemët janë mbjellë në një rezervat natyror. “Ata na ndalojnë të mbjellim tokën tonë, ndërsa buldozerët shkulin pemët dhe ndërtojnë vendbanime në vend të tyre”, tha al-Deik.

Sipas shifrave izraelite dhe palestineze, rreth 650.000 kolonë izraelitë jetojnë në Bregun Perëndimor të okupuar dhe Kudsin Lindor në 164 vendbanime dhe 116 post-vendbanime.

Ligji ndërkombëtar e konsideron si Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor si territore të okupuara dhe konsideron të paligjshme të gjithë veprimtarinë e ndërtimit të vendbanimeve hebreje.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit